Muhedin BRAVA
Është e çuditshme, vetëm shqiptarët nuk e shohin fundin e asgjësë. Vetëm fillojnë, rifillojnë, fillojnë, rifillojnë dhe asnjëherë nuk e përfundojnë asnjë nismë, ide apo aktivitet. Është e çuditshme. Hanë – pinë mirë e mirë, pushojnë pak dhe sërish thonë: duam të hamë e të pimë se akoma nuk jemi ngirë. Vjet për vjet e dëgjojmë të njëjtin refren. Pushteti asnjëherë nuk të lodh. Këtë më së miri e dëshmojnë elitat politike shqiptare, të cilat nuk e njohin përgjegjësinë, sepse nuk kanë kujt t’i përgjigjen, pas popullin e trajtojnë vetëm si kope. E ku keni parë ju, njerëz të mirë, që kopesë t’i jepet përgjegjësi.
Të presim edhe pak sa në fillim të fillojmë, e pastaj do të rifillojmë dhe, kur të lodhemi sërish fillojmë, pavarësisht se ujqit ka kohë që janë futur midis kopesë dhe bëjnë pikën e qejfit.
A filluam apo presim të fillojmë.