Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitar i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, ka vlerësuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes të paraqitura gjatë kësaj jave.
Përmes një postimi në X, Duncan e ka cilësuar këtë javë si “tejet domethënëse” dhe ka shprehur pritshmëri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj dëshmisë së tij.
Ai theksoi se shpreson që prokuroria të sqaroje se përmbledhja e hollësishme që ai ka paraqitur disa herë në dëshmi nuk mund të konsiderohet si “njohuri të pakta mbi realitetin në terren”.


