Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zjarrin në kompleksin “Arlis sh.p.k” në Tiranë, duke ngritur akuza të forta për cilësinë e ndërtimit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se pallati “u dogj si kasolle kashte”, duke pretenduar se objekti është ndërtuar jashtë çdo standardi.
Ai akuzon gjithashtu se ndërtimi i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilëson si “klient” të kryeministrit Edi Rama.


