Një aksident i rëndë komunikacioni, i ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:15 në Rrugën Nacionale Pejë–Prishtinë, në Komoran, ka marrë jetën e Mirvedete Sukës, 62-vjeçare.
Në përplasjen zinxhir, ku u përfshinë gjashtë automjete, përveç viktimës që humbi jetën në vend, edhe persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore,
Sipas të dhënave të para, aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, duke shkaktuar përplasje të njëpasnjëshme në qendër të Komoranit.
Njësitë policore dhe ato të hetimeve dolën menjëherë në vendngjarje, së bashku me Prokurorin Kujdestar, kompaninë për mirëmbajtjen e autostradës dhe ekipet për tërheqjen e automjeteve.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar, pas trajtimit mjekësor, është ndaluar për 48 orë./Sinjali/