Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar pas bisedave të publikuara në media ndërmjet Dejona Mihalit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Haliti në një postim në Facebook shkruan se biseda ndërmjet Mihalit dhe Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët.
“Po luhet me qytetarët e këtij vendi!
Biseda ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët. Siç është edhe një tjetër dëshmi se si për çështje të rëndësishme diskutohet fshehtas.
Është e papranueshme që një individ pa përgjegjësi institucionale apo një grup i vogël të ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit, përfshirë se kur duhet apo s’duhet të ndalet rryma”, shkruan Haliti. /Telegrafi/