Një i person është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazin, për shkak të punës dhe profesionit të tij.
Kështu u bë e ditur nga një njoftim për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku ndër të tjera thuhet se i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari V.K., për shkak të punës dhe profesionit të tij, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale.
Me veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Kanosja’, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast. /Telegrafi/