Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/