Iniciatori i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në RMV, Mevlan Ademi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në Tirana.
Ademi theksoi se gjatë takimit ka paraqitur rrugëtimin dyvjeçar të kësaj nisme dhe kërkesat konkrete, të cilat sipas tij janë dëgjuar me vëmendje nga ministri Hoxha.
Ai bëri të ditur se nga pala shqiptare është shprehur mbështetje e qartë dhe përkrahje për këtë kauzë, duke shtuar se “Tirana dëshmoi se na mbështet, ndërsa e pret të njejtën edhe nga Prishtina zyrtare”.
<em>Në vijim shkrimi i plotë i Ademit:</em>
<strong>Tirana dëgjoi!🇦🇱
Pata kënaqësinë të takoj Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili me shumë vëmendje dëgjoi rrugëtimin tonë dyvjeçar dhe kërkesat tona.
Me vendosmëri, ai shprehu mbështetjen dhe përkrahjen për kauzën tonë.
Tirana dëshmoi se na mbështet — tani presim edhe Prishtinën. 🇽🇰</strong>
<img src=”https://shenja.tv/wp-content/uploads/2026/04/IMG_5516-375×250.jpeg” alt=”” width=”375″ height=”250″ class=”alignnone size-medium wp-image-656898″ />
<img src=”https://shenja.tv/wp-content/uploads/2026/04/IMG_5514-375×250.jpeg” alt=”” width=”375″ height=”250″ class=”alignnone size-medium wp-image-656899″ />


