Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se ka zgjeruar hetimin mbi rastin Aditiv me tre të dyshuar të tjerë. Si rezultat i hetimeve të dëshmive elektronike në procedurën e deritashme, prokurorët e lëndës kanë sjell urdhër për realizim të procedurës hetuese kundër tre personave.
“Nga dëshmitë e siguruara deri më sot tregohet se i dyshuari i parë ka qenë anëtar i grupit i cili ka pasur për qëllim të kryejë veprën penale – Keqpërdorim të procedurës për tenderim publik, shpërndarjen e marrëveshjes për prokurim publik apo partneritet publiko-privat, Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe Larje parash dhe përfitimeve të tjera nga vepra të dënueshme. Si i punësuar në njërin nga personat juridik të akuzuar, nga muaji korrik 2022 deri në tetor 2024, me pretendim ka kryer dy ose më shumë veprime të ndërlidhura që paraqesin realizim të disahershëm të veprës së njëjtë. Duke shfrytëzuar raport të njëjtë dhe qëllime dhe rrethana të njëjta, udhëheqësve të personave juridik të akuzuar iu ka dhënë në dispozicion mjete dhe i ka tejkaluar pengesat për vepër penale, me çka iu ka ndihmuar me vetëdije që t’i shkelin shkresat dhe t’i manipulojnë procedurat për shpërndarjen e kontratave për furnizim publik. Gjatë periudhës prej muajit dhjetor 2023 deri në nëntor 2024, personi juridik në të cilin ka qenë i punësuar në 84 raste, ka pranuar mjete parash në emër – Shpenzime për udhëtime zyrtare me vlerë të dukshme, mjete të cilat personi juridik i ka grumbulluar me kryerjen e veprës penale – Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, shpërndarje të kontratës për furnizim publik apo partneritet publiko-privat. Këto mjete me qëllim që ta fsheh rrjedhjen e mëtejme të tyre, i ka lëshuar në shtrirje dhe i ka tërhequr kesh”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkaq për të dyshuarën e dytë, thuhet se ajo që nga muaji shtator i vitit 2024, si person zyrtar e punësuar në Filialin TEC Negotinë ShA ESM Shkup personit të pathirur i akuzuar në lëndën “Aditiv”, në formë tjetër i ka mundësuar të dhëna të qasshme.
“Gjegjësisht, pasi sektori për polici kriminalistike i cili ka vepruar ndaj urdhrit të PThP NKOK, është dorëzuar kërkesë për dorëzim të dokumentacionit i cili ka të bëjë me procedurën e realizuar për furnizim të mazutit për periudhën prej 2021-2023, ajo nëpërmjet aplikacionit WhatsApp në numrin e telefonit të të akuzuarit i ka dërguar fotografi nga Njoftimi”, njoftojnë nga Prokuroria.
E dyshuara e tretë me pretendim ka kryer dy ose më tepër veprime që paraqesin kryerje e më shumë herë të veprës së njëjtë penale.
“Si person zyrtar, kryetare e KShPK nga muaji maj deri në muajin dhjetor të vitit 2024 personit të pathirrur i akuzuar në lëndën “Aditiv” në mënyrë tjetër ka kryer të dhëna të qasshme të cilat në përputhje me nenin 25 dhe nenin 50 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, si dhe nenit 289 të LPP paraqesin sekret zyrtar. Ajo nëpërmjet celularit zyrtar dhe aplikacioneve Viber dhe Whats App i ka dhënë të dhënat e të akuzuarve për procedurat e realizuara, për hapjen e lëndëve kundër tash të akuzuarve personave juridik dhe fizik në lëndën “Aditiv” dhe vendime për të njëjtat, si dhe të dhëna për verifikim të pronës dhe familjes së tij. Me veprimet e veta ajo ka zbuluar të dhëna të cilat në përputhje me ligjin konsiderohen si sekret zyrtar dhe zbulimi i të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme si për shërbimin, po ashtu edhe për procedurat që udhëhiqen para PPTh NKOK”, qëndron në njoftim.
Nga Prokuroria sqarojnë se bazuar në këto të dhëna, e dyshuara e parë ngarkohet se ka kryer veprën penale – Shoqërim kriminel, si ndihmuese në vazhdimësi ka kryer veprën penale – Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike dhe veprën penale – Larje parash dhe përfitime të tjera nga vepra penale.
Dy të dyshuarat tjera ngarkohen për veprën penale – shpërndarje të sekretit zyrtar