11 September 2018 / 10:19
Ues Miçel, ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi do të vijë në Maqedoni më 13 shtator ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe përfaqësues të tjerë zyrtarë për mbështetjen e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe referendumin e 30 shtatorit.


