Koalicioni VLEN ka deklaruar përkrahjen e tij për veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
“Në një kohë sfidash të shumta globale, siguria dhe stabiliteti ndërkombëtar mbeten vlera themelore që kërkojnë vendime të përgjegjshme dhe lidership të qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar historikisht rolin e tyre si garantuese të paqes, stabilitetit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Si aleate e përhershme dhe partnere strategjike e SHBA-së, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta që na lidhin: demokracisë, lirisë, sigurisë kolektive dhe mbrojtjes së paqes. Partneriteti ynë me SHBA-në nuk është thjesht politik, por është partneritet vlerash dhe orientimi strategjik. VLEN thekson se vendi ynë, si anëtar i NATO-s, qëndron fuqishëm në krah të aleatëve tanë dhe mbështet çdo përpjekje që synon ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe global. Siguria e përbashkët është përgjegjësi e përbashkët, dhe në këtë kuadër, solidariteti me aleatët tanë është i panegociueshëm.
Ne besojmë se paqja nuk është vetëm mungesë konflikti, por prani e drejtësisë, stabilitetit dhe rendit ndërkombëtar. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet faktor kyç në garantimin e këtyre parimeve. Maqedonia e Veriut çdoherë do të jetë krah SHBA, si partner i përhershëm strategjik dhe si shtet që e sheh të ardhmen e tij të lidhur ngushtë me botën demokratike dhe euroatlantike”, thuhet në kominikatën e VLEN-it.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Qindra okupues izraelitë përsërisin inkursionet me rituale në Al-Aksa
- Kosova në një moment vendimtar: Presidenti në rrezik, opozita dhe pushteti përplasen
- Jack Smith përmend dënimin e Hashim Thaçit si një arritje, përballë akuzave për abuzim me detyrën
- Detaje të reja/ Tentuan t’i merrnin 100 mijë euro Armand Dukës, dy të rinjtë: Një i tretë na tha të merrnim një porosi
- Gresa Behluli merr vendimin e madh për ta lëshuar Kosovën, nuk do ta besoni se cilin vend e ka zgjedhur për të shkuar –shumë larg
- Vizita e von der Leyen/ Ilda Zhulali: Asgjë ekskluzive për Tiranën, BE me kushte për vendet kandidate
- Genc Gjokutaj: Hajduti shkruan me dorën e tij ligjin mbi të cilin do ta hetojë prokurori dhe gjykojë gjykata
- (VIDEO) Monumenti historik apo prejardhja e reperit?! Spoti i Don Xhonit çon peshë Maqedoninë e Veriut



