Azir Aliu
Dita e Evropës më frymëzon që emocionet t’i lëmënjanë dhe t’i shtroj vetes një pyetje: kur themi“Evropë”, a mendojmë për një ëndërr apo për njëstandard që e mbush realitetin në jetët tona? Ideja e Evropës nuk mund të shterojë me rrëfime romantike, ajo nënkupton një rend të gjërave ku ligjet vlejnë njësojedhe për të fortin edhe për të dobëtin, institucione qënuk bien nën kanale joformale ndikimi, para publike qënuk zhduken në hijen e zonës gri të ekonomisë, shkollaqë prodhojnë dije e jo apati, dhe shtet që të mundësontë arrish sukses. Dje, më 9 maj, u festua pikërisht idejase normaliteti mund të jetë më i fortë se privilegji. Ky mendim më ishte më i pranishëm edhe teksa shikoja se si bashkimi nga parim u bë vendim.
Prandaj Kongresi ynë, i VLEN-it, i cili u mbajt dje, nuk ishte i mbushur vetëm me simbolikë kohore tëlidhur me datën kalendarike 9 maj, ai ishte edhe aktpolitik i zgjedhjes për të qenë i vlerësuar dhe gjykuarpërmes vlerave, standardeve dhe kritereve politikeevropiane. Kjo nënkupton sjellje politike të orientuardrejt qytetarëve, e cila karakterizohet me të folur dhepremtime të qarta, vendimmarrje transparente pa sinjale të dyfishta, dhe të qëndrosh pas fjalës së dhënëedhe kur është vështirë. Dje VLEN-i u finalizua si njëparti e vetme që do të jetë forcë politike që do të sjellëstandarde evropiane. Vlerat evropiane nuk i mbajmë sizbukurim, por si obligim që do të na mbajë zgjuar.
Si shqiptar në këtë shtet, e di koston më të shtrenjtëpolitike, e ajo është copëzimi. Ndarja gjithmonë duketsi “pluralizëm”, por në fund shpesh del si dobësi që e paguajnë qytetarët. Kur zëri është i copëzuar, secilimund ta kushtëzojë, kur vullneti është i shpërndarë, secili mund ta negociojë, ndërsa kur shpresa është e copëtuar në pjesë të vogla, atëherë lehtë shndërrohet nëzhgënjim. VLEN-i u krijua pikërisht kundër asajmatrice, lindi si kundërshtim ndaj politikës që jeton nga dallimet tona, në vend që ta mbartë forcën tonë. Dje ajo ide u kristalizua, mori formë në të cilën mundtë jemi një.
Asnjë temë e madhe më nuk do të shndërrohet në tregtë vogël: kush çfarë do të marrë, kush çfarë do të bëhet, kush çfarë do të fitojë. Ne nuk jemi këtu për ta vazhduar atë traditë të imtësisë politike. VLEN-i do tëjetë ndërprerja me zakonin që politika të përjetohet sipërfitim privat. Nëse ka një gjë që Evropa e mëson, ajo është se pozita publike nuk është trofe, por obligim qëmatet me rezultat. Populli është lodhur nga politika qëreduktohet në “kush do të marrë”, ndërsa është i uriturpër politikë që pyet “çfarë do të bëjmë”.
Pikërisht për këtë e përsëris formulën programore qëdje e votuam si obligim publik: VLEN është bashkim. VLEN është drejtim i ri. VLEN është dinjitet. VLEN është punë. VLEN është e ardhme evropiane.
“Bashkim” do të thotë se më nuk ka hapësirë për linjaparalele që e harxhojnë besimin. “Drejtim i ri” do tëthotë se ndalojmë së lëvizuri në rrethin e skemave tënjëjta: klientelizëm, privilegje, arrogancë politike. “Dinjitet” do të thotë se qytetari nuk guxon të ndihet ivogël para shtetit. “Punë” do të thotë se fjalimi politikduhet të përkthehet në ligje konkrete, buxhete, projekte, afate. “E ardhme evropiane” do të thotë se standardet do të zbatohen këtu, në shtëpi, e jo vetëm tëmbushin fjalimet politike.
Një nga mësimet më të rëndësishme evropiane është se demokracia nuk jeton vetëm në qendër. Ajo jeton kudo aty ku njeriu e jeton jetën: në komunë, në shkollë, nëambulancë, në infrastrukturë. Nëse niveli lokal është idobët, qytetari është larg shtetit dhe atëherë shteti bëhetmit, e jo shërbim. VLEN-i e sjell idenë për fuqi tëvërtetë të komunave, për zhvillim të barabartë dhe përfundin e “periferisë si fat”.
Nuk ka të ardhme evropiane pa politikë të pastruar ngasjellja erozive që e minon sistemin. Dhe në këtë drejtimdo të jemi të rreptë. Korrupsioni nuk është “gabimabstrakt i sistemit” – korrupsioni është varfëri qëprodhohet, padrejtësi që normalizohet dhe shpërnguljeqë arsyetohet. Ai e dënon njeriun e ndershëm, e shpërblen të pacipin dhe e shndërron shtetin nëhapësirë komode për rrjete të ndryshme korruptive dheklienteliste. Antikorrupsioni do të shndërrohet nëmetodë të përhershme politike të transparencës, hulumtimit, gjurmëve digjitale, të dhënave publike, procedurave profesionale, reagimeve institucionale qënuk janë selektive. Evropa është e rreptë në të gjithakëto segmente dhe për këtë duhet të jemi të rreptë edhene.
Nëse shqiptarët në Maqedoni kanë një konsistencëhistorike politike, ajo është orientimi evropian. Ështëzgjedhje që përsëritet tashmë prej dekadash. Por orientimi evropian nuk guxon të mbetet vetëm shenjëidentitare, ai duhet të shndërrohet në politikë që njihetnë jetë: në atë nëse i riu do të qëndrojë, nëse diaspora do të kthehet, nëse do të hapet biznes pa paguar “tatim” ndaj ndonjë ndërmjetësi, nëse puna do të fitohet sipasdijes, nëse më shpejt do të arrihet deri te ilaçi, shërbimiapo drejtësia.
Unë nuk besoj në të ardhme që shitet si “do të vijëvetvetiu”. E ardhmja bëhet me njerëz që guxojnë tëndryshojnë dhe ta ndërpresin të vjetrën. Prandaj tërinjtë nuk guxojnë të jenë dekor në politikë, ata do tëjenë shtytës me të drejtë fjale, me vend nëvendimmarrje, me hapësirë për të kritikuar dhe për tëudhëhequr. Dhe e njëjta vlen edhe për gratë: nuk ka politikë moderne nëse gjysma e shoqërisë mbahet nëmargjinë ose trajtohet si numër. Evropa matet sipasasaj se sa e lirë është gruaja – në siguri, në ekonomi, nëdinjitet, në lidership. VLEN-i do t’i bëjë këto qëllimetë dukshme dhe konkrete, e jo vetëm deklarata tëbukura programore.
Në program vendosëm edhe diçka që shumë shpeshneglizhohet, e ajo është ideja se shteti zhvillohet kurlidhet me shtetet tjera. Korridori 8 nuk është vetëmrrugë dhe hekurudhë, ai është ekonomi politike e dinjitetit, e hapjes së mundësive, e lidhjes së tregjeve, e zvogëlimit të izolimit, e krijimit të perspektivës. Korridori 8 dhe lidhjet rrugore-hekurudhore me Shqipërinë, së bashku me komunikimin dhe mobilitetinmë të mirë me Kosovën, janë arterie zhvillimore e rajonit, ndërsa mjediset shqiptare nuk guxojnë tëmbeten periferi, por duhet të bëhen urë e ekonomisë, kulturës dhe bashkëpunimit rajonal. Çdo infrastrukturëqë e shkurton distancën ndërmjet njeriut dhemundësisë, e shkurton edhe distancën ndërmjet Maqedonisë dhe Evropës.
Një ditë pas Kongresit, nuk ka arsye për vetëkënaqësi. Unë këtë e ndjej si përgjegjësi personale, jo si fitorekomode. Përkundrazi, sot fillon pjesa më e vështirë – tëdëshmohet se bashkimi nuk ishte vetëm moment, porzhvillim i një kapaciteti të ri politik evropian dhe tëtregohet se “drejtimi i ri” është vërtet i ri, e jo përsëritjee zakoneve të njëjta me emër të ri.


