Koalicioni VLEN në një konferencë për media, kanë demantuar deputetin e BDI-së, Blerim Bexheti dhe ushtruesin e detyrës kryetar i komunës së Sarajit, Ilas Veseli, se komuna e Sarajit do të ketë më pak këshilltarë komunal.
“Ne e demantojmë këtë përmes fakteve si vijojnë: Komuna e Sarajit ka pasur 19 këshilltarë edhe me vendimin e fundit të qeverisë do të ketë sërish 19 këshilltarë.
Pra, emrat e këshilltarëve aktual në Komunën e Sarajit figurojnë edhe në faqen zyrtare të komunës mund t’i shihni e verifikoni. Janë 19 këshilltarë me emër e mbiemër, prandaj ne nuk e dimë ku janë sot edhe ata katër kolegë këshilltarë të Veselit, që sipas tij qenkan 23. Prandaj, VLEN kërkon nga Blerim Qoseto bashkë me pasuesin e tij të dëshmojnë e të nxjerrin emrat e 23 këshilltarëve të pretenduar. Sqarojmë që, këshilltarët personal të tyre nuk mund të futen në listën e këshilltarëve komunal.
Kujtojmë që, regjistrimi i popullsisë ndodhi kur BDI ishte në pushtet, prandaj për pasojat eventuale të regjistrimit nuk kanë të drejtë të ankohen, sepse kur ishte koha të flasin ata zgjedhën të heshtin. Ata heshtnin për çdo gjë, edhe në rastin e fshatit Gërçec, ku sipas numrave zyrtar të Entit të statistikave figuronin vetëm 38 banorë rezident!”, kanë deklaruar nga VLEN.
Sipas tyre, organizimi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2021 dhe futja e dy kategorive inekzistente në fokus kryesor të atij regjistrimi ishte ndarje klasike e diskriminuese e qytetarëve në rezident dhe jo-rezident, ky veprim ka dëmtuar të gjithë qytetarët e këtij vendi, posaçërisht shqiptarët.
“E këtë dëmtim e lejoi të ndodhë pikërisht partia e sotme opozitare që tani nga opozita po duan t’i mbrojnë shqiptarët nga dëmet e vendimeve të tyre.
Me qeverisjen e tanishme po hapet perspektivë dhe shpresë për jetë dinjitoze ashtu siç duhet dhe ashtu siç e meritojnë të gjithë qytetarët e këtij vendi që kontribuojnë në funksionimin normal të shtetit. VLEN në qeveri do të jap shembullin më të mirë të mundshëm që secili qytetarë vlen pavarësisht ku jeton dhe vepron.
VLEN mbron qytetarët nga gënjeshtrat e përditshme dhe të bajatshme të BDI-së!”, qëndron në reagimin e VLEN-it.
Data 02.05.2026
Aktuale
- Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe lirisë së Karadakut
- Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6 (EMRI)
- VLEN: Kush në BDI paguhet për të mbrojtur një projekt milionësh pa rezultat?
- “Të papranueshme dhe të dëmshme”- AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik
- “Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum
- Ahmeti përkujton 2 Majin si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi
- Pesë persona privohen nga liria për dhunë familjare në Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Veles
- “I shkoj në xhami …”, pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha dhe çfarë thotë hoxha i Xhamisë së Madhe!


