Rishikimi i Buxhetit do të rikthehet më 1 gusht për diskutim në seancë plenare të Kuvendit. Me këtë Kuvendi do të fillojë debatin pesëditor për ribalancin e Buxhetit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka caktuar seancën e 11-të me një pikë në rendin e ditës, me Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017. Me Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 përcaktohen 25 milionë denarë shtesë dhe ridedikohen mjete financiare sipas nevojave të konsumatorëve të buxhetit.
Shpenzimet e përgjithshme me rishikimin e Buxhetit janë projektuar në 203 milion e 312 mijë denarë, të ardhurat në 184 milionë e 745 mijë denarë, ndërsa deficiti në 18 milionë e 567mijë denarë. Qëllimi, sipas Qeverisë, është të zvogëlohen shpenzimet joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për realizimin e politikave të Qeverisë së re. Pasi që Komisioni kuvendor për financa dhe buxhet e shqyrtoi propozim rishikimin e buxhetit e ktheu atë në Qeveri e cila ka tre ditë për ta shqyrtuar dhe për ta kthyer për shqyrtim pesë ditorë në seancë plenare të Kuvendit ku edhe duhet të votohet. Edhe pse deputetët e opozitës propozuan mbi 800 amendamente për Rishikimin e buxhetit, shumica parlamentare nuk pranoi asnjë amendament.
Mefail Ismaili
Rishikimi i buxhetit të martën në seancë plenare by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet

