Deputetët e përbërjes së re parlamentare, për pesë seanca të mbajtura gjatë muajit mars, nuk kanë hezituar që të kërkojnë shuma të larta për shpenzime të rrugës, raporton SHENJA.
Shuma që kanë kërkuar për këtë muaj kalon shifrën e 600 eurove. Në raportin e siguruar nga Kuvendi i Maqedonisë mund të vërehet se deputeti i VMRO DPMNE-së, Kërsto Mukovski, ka kërkuar shumë më të lartë për shpenzime të rrugës. Ai për muajin mars, edhe pse janë mbajtur vetëm pesë seanca parlamentare, ka kërkuar 38,590 denarë apo 627 euro. Pas tij radhitet deputeti Agim Shaqiri nga BDI i cili vetëm për shpenzime të rrugës ka marrë 38,190 denarë apo 620 euro. Sasho Pockov i LSDM-së, për muajin mars ka marrë 35,685 denarë, apo 580 euro. Deputeti nga LR PDSh-ja, Surija Rashidi për shpenzime të rrugës për këtë muaj, ka marrë 35,295 denarë apo llogaritur në valutën evropiane, 573 euro. Pas tij radhitet deputeti Tomisllav Tuntev nga radhët e LSDM-së, i cili ka marrë 34,975 denarë, apo 568 euro për shpenzime të rrugës.
Bashkëpartiaku i tij, Vasko Kovaçevski për shpenzime të rrugës ka kërkuar 33,970 denarë, apo 552 euro. Liljana Zaturoska nga VMRO-ja opozitare ka marrë 551 euro. Ndërkohë, më pak kan harxhuar deputetët, Branko Manajllovski, 3,417 denarë, Zeqir Ramqillovski 3,745 denarë dhe Sonja Mirakovska 3,900 denrarë.
MARS,2017
Deputeti: Shuma në denar: Shuma në euro: Partia:
Krsto Mukovski 38,590 627 VMRO DPMNE
Agim Shaqiri 38,190 620 BDI
Sasho Pockov 35,685 580 LSDM
Surija Rashidi 35,295 573 LR PDSH
Tomisllav Tuntev 34,975 568 LSDM
Vasko Kovaçevski 33,970 552 LSDM
Liljana Zaturoska 33,930 551 VMRO DPMNE
Zhaklina Llazarevska 33,930 551 LSDM
Mira Stojçevska 33,770 549 LSDM
Lijana Kuzmanovska 32,955 535 VMRO DPMNE
Jovan Mitrevski 33,930 551 LSDM
Teuta Buçi
Mbi 600 euro harxhime të rrugës për pesë seanca by tvshenjaofficial

