Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina do të kenë trajtim të njëjtë të përgatitjeve të përshpejtuara për anëtarësim në NATO dhe BE. Kështu të paktën vlerëson Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime në Ballkanin Juglindor, në një analizë pas vizitës së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në Sarajevë.
Instituti në një shkrim të saj thekson se vizita e kryeministrit të Maqedonisë në Sarajevë bart me vete disa mesazhe gjeopolitike dhe i paralajmëron proceset e ardhshme politike në rajon.
“Vizita e Zaevit në Bosnjë është një lloj mesazhi i fundit për Aleksandar Vuçiqin të bashkëngjitet dhe të përkrah rrugën e Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO”, thuhet në analizën e Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime në Ballkanin Juglindor.
Sipas Institutit, i cili thirret në burime nga Brukseli dhe Uashingtoni, tani më janë duke u përgatitur disa vendime drejt ndryshimit të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në vitin 1995.
Kujtojmë se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë këtij muaji qëndroi për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë ku zhvilloi takime me krerët e lartë shtetërorë.
Gjatë takimeve është theksuar për rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit midis dy shteteve në rrugën euroatlantike.
Enis Murtezi
Maqedonia dhe Bosnja me hapa të shpejtë drejt… by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet

