Ka filluar procesi i profesionalizimit të administratës të cilën VMRO-DPMNEe partizoi. Kështu ka deklaruar në konferencë për media, nënkryetari i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski. Ai tha se Partia e Nikolla Gruevskit 11 vite i ka keqpërdorur institucionet dhe e partizoi shtetin, duke e shndërruar Maqedoninë si shtet të robëruar. Në deklaratën e tij Boçvarski tha se nga tetori i 2016 deri më 31 maj të këtij viti, VMRO-DPMNE ka angazhuar 7700 persona në administratën e shtetit. Ndërsa nga një qershori dhe deri më tani, në komunat e udhëhequra nga VMRO-DPME, janë punësuar mbi 300 persona. Nënkryetari i socialdemoratëve tha se për këtë arsye Qeveria e LSDM-së fillon procesin e profesionalizimit të administratës shtetërore.
“Përmes planit reformator të Qeverisë, 3-6-9, Qeveria filloi proces të reformave thelbësore në administratën shtetërore, që do të sigurojë institucione profesionale dhe efikase. Pas zgjedhjeve lokale në tetor, procesi i këtillë i profesionalizimit të administratës do të vazhdojë në nivel lokal. Qytetarët dhe Republika e Maqedonisë e meritojnë dhe do ta marrin administratën publike e cila do të jetë servis i qytetarëve dhe do ti ndjek nevojat e tyre reale”, ka deklaruar Bllagoj Boçvarski, nënkryetar i LSDM-së.
Por nga VMRO-DPMNE, akuzuan sot ministrat e Qeverisë së Zoran Zaevit se po partizojnë institucionet që po udhëheqin. Rober Veljanovski në konferencë për mediat, akuzoi ministrin e Kulturës Robert Allagjozovski se vazhdon me punë joprofesionale dhe partizim të kulturës në Maqedoni. Sipas Veljanovskit revanshizmi partiak dhe pastrimet politike ngrihen në një nivel tjetër.
“Krahas njerëzve të gjallë që paralajmëruan se do ti hanë, tani vendosën të përleshen edhe me të pagjallët, respektivisht përmendoret. Në Këshillin e tyre të ri të emëruar për Kulturë, ministri Allagjozovski, vendosi kuadro të theksuar partiak dhe sorosoidë qëllimi i vetëm i të cilëve do të jetë ti promovojnë frustrimet personale të individëve si mendime shkencore të klaneve profesionale”, ka thënë Robert Veljanovski, VMRO-DPMNE.
Sipas Robert Veljanovskit nga VMRO-DPMNE, një gjë e këtillë është pritur nga LSDM, e cila demonstron sjelljen e saj ndaj historisë së shtetit.
Mefail Ismaili
LSDM dhe VMRO vazhdojnë akuzat për partizim të… by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet

