Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim në hapjen e Samitit Digjital të Talinit 2023 në Estoni. Kovaçevski deklaroi se 30 vjet më parë inicuan dhe ndërtuan linjën digjitale transballkanike në bashkëpunim me operatorët e telekomunikacionit të Turqisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë dhe në këtë mënyrë u sigurua diversifikim dhe lidhje komunikimi lindje-perëndim, gjë që hapi derën për një bashkëpunimi i ekonomive dhe ndërlidhje reciproke e qytetarëve.
DIMITAR KOVAÇVSKI KRYEMINISTËR
“Përkushtimi ynë për të siguruar transformimin digjital të shoqërisë dhe përafrimin e standardeve evropiane është i madh dhe i dukshëm. Në Maqedoninë e Veriut, aktualisht 83% e amvisërive kanë qasje në internet broadband, ndërsa 91% e kompanive përdorin teknologji të ndryshme si dhe internet broadband. Përdorimi i shërbimeve elektronike kërkon një angazhim aktiv dhe intensiv për të siguruar një nivel evropian sa më shpejt të jetë e mundur dhe këtë e kemi vendosur si prioritet në planin e transformimit digjital të quajtur Epoka Digjitale”.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu zhvilloi një takim me Keith Strier, nënkryetarin e Iniciativës Globale për Inteligjencën Artificiale në NVIDIA Corporation. Ali tha se kanë pasur një takim produktiv se si të inkurajojnë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe NVIDIA-s në aspekte të ndryshme të inteligjencës artificiale.
AZIR ALIU, MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE
“Ne kemi rënë dakord të krijojmë një grup pune për të monitoruar zhvillimin e një strategjie kombëtare për inteligjencën artificiale, e cila do të eksplorojë mundësitë dhe sfidat e të mësuarit dhe aplikimet e saj. Të zbatojë zgjidhjet e inteligjencës artificiale në sektorin publik dhe të përmirësojë procesin e vendimmarrjes në politikëbërje, të optimizojë infrastrukturën dhe proceset harduerike për krijimin e inteligjencës artificiale”.
Ministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj Strayer për këshillat dhe mbështetjen e tij të vlefshme dhe theksoi se pret avancimin e agjendës së Inteligjencës Artificiale edhe në vendin tonë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/