Pasi për hoxhën mbarëkombëtar shqiptar Bekir Halimi çdo ditë e më shumë po shihet se në çfarë përmasa është duke shkuar përkrahja e madhe që ka nga shqiptarët e gjithë trojeve epilogu për shpalljen e tij non-grata nga ana e Edvin Kristaq Rama po shihet se do ketë konsekuenca për klikën e tij nga më shumë shtete dhe vende e para se gjithash edhe në vetë Shqipërinë e vogël siç e emërtojmë ne këndej kufirit. Prandaj rasti i qytetarit të dytë të Maqedonisë së Veriut Valon Bela është më indikativ si atak ndaj sovranitetit, marrëdhënieve fqinjësore dhe dypalëshe me Shqipërinë dhe kërkon përgjigje adekuate institucionale nga këtu. Pra zotëri Valon Bela përveç se si qytetar i këtij shteti është bartës i sovranitetit ai ishte edhe politikisht aktiv, funksionar, profesor dhe opinionist. Andaj ataku ndaj tij është edhe më shumë atak ndaj shtetit RMV dhe përgjigjeja adekuate përveç trajtimit institucional të kësaj çështjeje nëpërmjet Minsitrisë së Punëve të Jashtme, ambasadës tonë në Tiranë kërkon edhe trajtim tjetër.
E ndonëse përveç shtete fqinje Maqedonia dhe Shqipëria janë edhe dyjat NATO shtete trajtimi më i mirë përveç kërkim sqarimit të domosdoshëm do ishte edhe lobimi që d-r Valon Bela që ka eksperiencë bashkëpunimi me NATO dhe sipas të dhënave publike plotëson kushtet për shumë funkcione brenda kësaj strukture ushtarake të propozohet dhe dërgohet për ndonjë post të lirë aty.
Kjo njëkohësisht do ishte edhe në dobi të qeverisë aktuale dhe VLEN që të testojnë zëvendës sekretaren e NATO-s zonjën Radmilla Shekerinska nëse si kuadro nga këtu do çoje dikend aty apo është vetëm edhe një rast tjetër si Bujar Osmani që askënd nga këtu nuk e dërgoi në kohën kur Maqedonia e Veriut kryesoi me OSBE-në!
Ramadan Ramadani
06.08.2026
Shkup, Maqedonia e Veriut



