Alsat 2019-08-06T15:06:13+02:00
Bujqit e rinj deri në 40 vjeç, të cilët do të marrin tokë bujqësore në pronësi të shtetit me qira, do të lirohen nga pagesa e qirasë për tre vjet. Përveç kësaj, fermerët që tashmë kanë marrëveshje qiraje deri në 3 hektarë do të mund të aplikojnë për tokë më të madhe bujqësore deri në 10 hektarë. Me ndryshimet e reja në ligj, kjo do të nënkuptojë rritje të tokës së punueshme dhe rritje të prodhimit, thonë nga Ministria e Bujqësisë.
Kuvendi javën e kaluar i votoi ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për tokë bujqësore. Me ndryshimet gjithashtu mundësojmë ndërtimin e objekteve për promovimin e produkteve bujqësore dhe objekte për aktivitete rekreative sportive. Kjo reformë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e investimeve në turizmin rural , kryesisht përmes përdorimit të fondeve IPARD”-pohoi Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë.
ALSAT
Loading…



