Policia ka marrë në bisedë informative disa persona, gjatë hetimit të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në orët e hershme të së shtunës në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup. Për ekspertizë kriminalistike është duke u mbajtur automjeti “Seat Altea”, me të cilin po udhëtonin tre personat e sulmuar, viktimat Naim Ajeti nga Hasanbegu, i plagosuri F.A. dhe personi A.P. i cili nuk u mbijetoi.
Kreu i MPB-së Oliver Spasovski tha se janë në kërkim të autorëve dhe ende nuk dihen motivet e vrasjes. Ministri tha se kanë ndërmarrë të gjitha masat, duke formuar një ekip të posaçëm brenda SPB-Shkup, të cilët janë duke punuar në zbardhjen e rastit.
Ai tha se në bashkëpunim me prokurorin përgjegjës publik, gjatë ekspertizës së asaj nate në vendngjarje janë siguruar gjurmë të autorëve. Me kryerjen edhe të obduksionit nga mjekët ligjorë janë duke u procesuar të gjitha materialet për kryerjen e këtij krimi të rëndë.
Përgatiti: Adnan Qaili
[embedded content]