Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Intervistë në SHENJA”, deklaroi se një kryetar nuk e bën vula, selia, por ë bën përkrahja që e merr dhe që e ka nga popullata.
Taravari tha se kur e ka sjellë vendimin ka patur pak dyshime nëse është vendimi i duhur, por se tani kur e sheh rikthimin e gjithë atyre anëtarëve, simpatizantëve që e kishin humbur besimin tek ASH-ja, tek votuesit indiferent, tek rinia dhe bashkëngjitjet e reja që po ndodhin çdo ditë vlerëson se ka sjellë vendimin e duhur.
“Më 29 dhjetor ne kemi patur mbledhje të kryesisë qendrore. Kemi qenë 11-12 diskutues, prej tyre 7 që kanë diskutuar ose 6 kanë qenë për të shkuar me opozitën. Pra shumica e diskutuesve, edhe pse nuk kishim ndonjë vendim e shifsha disponimin se është shumica prej diskutuesve ishte për të shkuar me opozitën, për ta sjellë ndryshimin, për ta udhëhequr opozitën, dhe një ose dy ishte për të dalë vetëm pastaj me BDI”, tha Taravari.
Ai tha se shumica e funksionarëve kishin filluar të shpërndajnë informacione se ASH do të shkoj me BDI-në, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se partia po shkrihet në BDI. /SHENJA/
Data 01.09.2026
Aktuale
- I njihni pothuajse të gjithë, këta janë personat që Kida i ka ftuar në dasmë, por duket se është dikush që mungon
- I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit
- Toshkovski: Informacionet për “Mazutin” do ta tronditin opinionin publik
- BOTA NË FOKUS | Beteja Britani – Argjentinë për ishujt Falkland, Izraeli në mes
- “Stop terrorit dhe dhunës!”/ Berisha reagon pas tensioneve te Kryeministria: Rama urdhëroi policinë të sulmonte protestuesit
- Dasmë më të madhe dhe më përrallore se të Kidës, zor se keni parë – ky ishte momenti që të gjithë i bëri me lot emocionesh
- Marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit “zbarkojnë” te Komisariati Nr. 1 dhe Nr. 3: Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm!
- Pas bllokimit të hyrjeve të Kryeministrisë për më shumë se një orë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Dorëheqje!



