ayhan_demir@hotmail.com
Kemi thënë se do të bëjmë fjalë për çështjen e parcelës publike të FETO-së në Kosovë. Qëndrojmë prapa fjalëve tona. Me shembuj do t’ju tregojmë se si tokat që populli i Kosovës i përvetësoi duke derdhur gjak dhe duke e dhënë jetën, këta i përvetësuan duke u arsyetuar me shkollë. Teoman Durallë thotë kështu: S’ka gjë tjetër që mund ta kontrollojë njeriun pos turpit. Rrjedhja e ngjarjeve të përvetësimi të parcelave të Kolegjeve Mehmet akif në Prizren dhe Lipjan janë shembuj tipik të kësaj fjale.
Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, parcelën ku është ndërtuar Kolegji Mehmet Akif, Institucioneve Arsimore Gylistan ua dha pa pagesë me anë të një protokoli të nënshkruar në Shkurt të vitit 2011.
Në këtë protokol gjenden nënshkrimet e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe Kryetarit të Kryesisës së Qendrës Arsimore Z. Turgay Şen. Kjo ndërtesë Kolegji, hapja e së cilës u bë në Dhjetor të vitit 2011 u ngrit në një hapësirë prej 50.000 metër katror.
Kjo e nënkupton këtë: 50 mijë metër katror pronë publike ju dha FETO-së pa u dhënë asnjë qindarkë dhe pa kaluar përmes miratimit të kuvendit. Në vitin 2012 anëtari i asokohshëm i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Ridvan Hoxha, këtë çështje e adresoi në gjyqësor. E akuzoi te Gjykata e Qarkut të Prizrenit dhe në EULEX, (Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë).
Pretendimi i Hoxhës ishte ky: “Pronat e paluajtshme të Komunës, iu transferuan Qendrës Arsimore dhe Edukative Gylistan pa ju paraqitur Kuvendit të Komunës.” Gjykimi zgjati plot tri vite. Si rrezultat, Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja u shpall fajtor për “Keqpërdorim të detyrës.” Por Muja vendimin e ngriti në një nivel më lartë,këtë vendim Muja e dërgoi në gjykatën e apelit. Nëse gjykata e shkallës së dytë e miraton vendimin, Muja s’do të mund të jetë në detyrë për 30 muaj. Do të shihet edhe një herë se FETO që shkakton zhurmë për “hajni” dhe “keqpërdorim” janë vetë haram-ngrënës. Të vijmë te kontrata mes Komunës së Prizrenit dhe Qendrës Arsimore Gylistan… Nga tërë marrëveshja që përbëhet prej katër paragrafeve, më së shumti vëmendjen e tërheq neni i tretë.
Sipas paragrafit të parë të nenit të tretë; “Qendra Arsimore Gylistan çdo vit do t’i shkollojë nga 5 fëmijë të dëshmorëve pa pagesë. Fëmijët e dëshmorëve sipas rekomandimeve të Komunës së Prizrenit, do të zgjidhen prej atyre që janë të suksesshëm në provimin pranues. Nëse fëmijët e dëshmorëve nuk kanë sukses në provim, në shkollë do të pranohen fëmijët e familjeve të varfra dhe ata të fshatit Korishë. ”
Sipas paragrafit të dytë të nenit të tretë; “Qendra Arsimore Gylistan, sipas rekomandimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, do të organizojë kurse pa pagesë pë fëmijët e dëshmorëve dhe fëmijët e familjeve të varfra.”
Sipas paragrafit të tretë të nenit të tretë; “Punësimi i personelit kur të ketë nevojë, do të realizohet në përputhje me preferencat e Komunës së Prizrenit.”
Sipas paragrafit të katërt të nenit të tretë; “Do të jetë e hapur për bashkëpunim që të organizojë aktivitete arsimore-kulturore dhe sportive me shkollat publike në Komunën e Prizrenit.”
Kur i shohim këto nene lindet nevoja për t’i bërë disa pyetje. Cilin prej këtyre neneve e zbatoi Qendra Arsimore Gylistan që është dega e FETO-së në Kosovë? Sa fëmijë të dëshmorëve dhe të varfër i shkolloi me bursa? Sa prej fëmijëve të dshmorëve dhe të varfërve ju dha kurse? Sa njerëz u punësuan duke e pasur parasysh pëlqimin e Komunës së Prizrenit? Sa herë organizoi aktivitet të përbashkët sportiv dhe kulturor me shkollat publike të Komunës së Prizrenit? Fatkeqësisht përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk janë të kënaqshme. Në kolegjet që janë të lidhura me FETO-në, fëmijëve të dëshmorëve dhe atyre të familjeve të varfra nuk ju dha mundësi shkollimi me bursa. Ata e preferuan paranë. Fëmijët e familjeve të pasura i shkolluan me bursa. Në këtë mënyrë realizuan kontakte të afërta me familjet e pasura dhe që ju ec fjala në udhëheqësinë e shtetit. Pastaj filluan të përfitojnë nga ata. Nga fëmijët që janë në gjendje të mirë mblidhen para në emër të ndihmave humanitare. Kurse familjet që ju ec fjala në shtet, i mbulojnë punët e ndyta të FETO-së.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi në Lipjan. Në vitin 2008 Kryetari i Komunës së Lipjanit Shukri Buja, parcelën ku është ndërtuar Kolegji Mehmet Akif i Lipjanit ia transferoi Qendrës Arsimore Gylistan për 99 vite. Ndërtesa e Kolegjit të FETO-së anash rrugës Prishtinë-Shkup, është ngritur në një parcelë prej 52 mijë metër katror. Marrëveshjen që komuna e Lipjanit e ka bërë me Qendrën Arsimore Gylistan, nuk mund ta dijmë. Por nuk është aq vështirë që ta parashohim se gjendja edhe këtu është e përafërt.
E dini ç’thonë: Njeriu lidhet për fjalë, kafsha për litar. Këta ndryshe flasin e ndryshe mendojnë. Nëse këta s’mund t’i kapim për fjale, as njerëz s’mund t’ju themi. Të marrim borxh nga Ibrahim Tenekeci: Për ne atdheu nënkupton moral. Njerëzve pa atdhe të FETO-së, lirisht mund t’ju themi të parmoralshëm.
Javën e ardhshme uroj të vazhdojmë me propagandën e zezë që të parmoralshmit në shkollat e FETO-së e realizojnë në rrjetet sociale.
*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt