Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi Zejd, pjesë e Frontit Europian nuk votoi për ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.
I pyetur nga TV21 se a votoi mbrëmë në Kuvend, Zejdi për TV21 bëri të ditur se mbrëmë nuk ka qenë në Kuvend.
“Isha në gjumë, që i bie se nuk isha në kuvend dhe as në votim”, tha Skender Rexhepi për TV21.
Ndrshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive mbrëmë pas mesnate u votuan me 88 vota “pro”, 22 kundër dhe asnjë abstenim.