Dita e parë e muajt shtator do të nisë me një “valë e të nxehtit”, duke mos lënë kështu pas ndjesinë e verës.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit (kryesisht në juglindje) reshje lokale shiu.
Temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, kryesisht në Elbasan dhe Berat.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.