Selam BAJRAMI/ Në pritje të një përgjigjje ose demantimi të Letrës së Hapur të lëshuar me 27. 10. 2015 kaluan më shum se pesë javë! Diletanti vazhdon me heshtjen, nuk lajmërohet. Unë as që kam shpresuar në një reagim sepse e di natyrën e veprimit të Tridemit Psikopat. Bota e tyre është Errësira! Ndërsa unë do të vazhoj me rrëfimin tim ashtu si premtova në fillim .
Diletant, ti nuk e ke guximin të ballafaqohesh me realitetin, bota jote është gënjeshtra dhe i tillë do të përfundosh. Shishja t’u thye në dorë nga naiviteti yt, sepse paske bërë marrëveshje me Brankon dhe shërbimet e tij. Një apel ta paska bërë edhe G.A. më 2010-tën, por ti nuk guxon të bëjshë as Guak sepse nuk të lejojnë Shefat që i paske me bollëllëk! Megjithatë më 2001, pas dështimit në Kalanë e Tetovës ke një meritë të pa kontestueshme që nuk shpalle Kapitullimin.
Prandaj, ja unë për ty po ia hekë këmbëzën „Revolverit“! Ndërsa në vazhdim do rrëfej në pika të shkurtëra për periudhën 2001-2005.
Rikujtoj, rrëfimin e vazhdoj me moton e thënies së Albert Einstein-it: “Problemet që ka Bota nuk zgjidhen me të njejtën mënyrë mendimi që i shkaktoi”.
Nga informatat që më vinë pa i kërkuar, dëgjojë se Tridemi Psikopat në stilin e shtrigave „GOJË MË VESH“ vazhdon që kësaj Letre të Hapur t’i japë karakter „HAKMARRËS“! Kjo nuk është e vërtetë. Thirrjen që të pregatitet për një „Ruski Rulet“ Diletantit ia kam bërë publikisht me rastin e KUMANOVËS, konkretisht pas paraqitjes së tij publike në Media, duke nënçmar dhe denigruar Luftëtarët e Lirisë si Terroristë dhe Kriminelë.
Tridemi Psikopat vazhdon me heshtjen edhe pse u dëshmua se ka qenë manipuluesi kryesor edhe për këtë ngjarje! Në vijim do t’i përshkruaj edhe disa fakte tjera që janë në lidhëshmëri me veprimet e errëta të Tridemit Psikopat për të fëshirë gjurmët e krimeve në bashkëveprim me ish UDB-shët e vjetër dhe tashë me shërbimin e Miallkovit.
Përndryshe, po të kisha qëllim „Hakmarrës“ kam mund t’a bëjë edhe para 20 vitesh dhe ashtu si e ka rendin hakëmarrja me ligje të Lekë Dukagjinit! Por këtu bëhet fjalë për një TRADHËTI KOMBËTARE TË DIRIGJUAR NGA BEOGRADI nën orkestrim, orientim dhe vëzhgim të Francuskës 7!
Pas bisedës që zhvilluam me Tinëzarin ramë dakord që të vazhdojmë me një Fond të ri në Perëndim dhe për ta nxjerrë Gurin nga Lumi iu përveshën punës me mijëra vetë, bashkëveprimtarë dhe Luftëtarë Lirie secili në detyrë të vet ashtu siç ishin përgatit një jetë të tërë dhe për një kohë shum të shkurtër i bindëm edhe Qendrat e Vendosjes se shakaat mbaruan! Ndërsa, Intriganti ende pa filluar lufta nga podrumet e Emmenbruckut të Lucernit i kishte dhënë një Intervistë një Gazete Italiane se është Komandanti i UÇK-së, për të cilën më së shumti u shqetësove ti dhe pas disa ditësh dole me emër dhe mbiemër si udhëheqës Lufte. Për veprimtarinë e veprimtarëve të Fondit Liria Kombëtare të rikujtojë se në Reçicë të Vogël te „Kafezi“ ke një Raport të Detajizuar dhe nëse e ke humbë mos u mërzit sepse të gjith Dokumentacionin e kemi komplet bile edhe një Kopje të Raportit!
Ndërsa për obstrukcionet e Intrigantit je i njoftuar në detaje edhe nga shokë tjerë bashkëveprimtarë! Ti ishe i pari që e injoroje në heshtje dhe të rikujtojë bisedën e korrikut 2001 kur të tregova se do ta përcjellë për në Shipkovicë mu lute që ta mbajmë edhe pak se nuk dinë çka të bëjshë me at „Bela“, të thashë: le të mbledhë kumblla dhe arra! Hahahaaa…. Drejqi të marrtë me gjithë at! Pas disa ditësh e pyeta G.Z. me çka merret „Pastulli“ alias Intriganti ,ai mu përgjigjë: Para dite përshkruan Ëndërrat dhe Alucinacionet ndërsa pas dite shprazë energjinë duke shkund kumbullat dhe arrat, në mbramje shkruan „stihotvorba“ si ka luftuar si „ARI MALI“(me kumbullat dhe arrat), kurse „komandant mëcausin“ e ka audiencë!!! Në dhjetor të 2001 më thirrë në tel. Intriganti dhe më ankohet se ti je bërë „vegël A.Xh.“ dhe e injoronë , kur mbaroi me ankesat i thash shkurt dhe shqip: Nëse i bjen një qyme floku A.A. ti dhe G. Z. t’i bëni hall shpirtit dhe ia mbylla telefonin.
Veprimet e kësaj natyre nuk i bëjsha se isha i dashuruar në ty, por për të mbrojtë Udhëheqësin e Kryengritjes Popullore! Për ndryshe unë jam hetero me karakter njerzorë! Drejqi u marrt si u ka marrë se më bëtë rezil në pleqëri. Qëllimi jonë ishte të çlirohemi e jo të kriminalizohemi!
Intrigantit pas Protestës së Gjenevës ia kishën rrudhë bishtin, sepse me fjalimin që mbajti hyri Lakrave. Pasi ia tërheqin vrejtjen e lëshojnë. Më thirri në telefon dhe më thotë (citojë): „Selam prej sot unë dhe ti do të flasim vetëm për biznes, sepse ma kanë ndaluar të merrem me veprimtari për ta ndihmuar Kryengritjen“. I shqetësuar nga kjo sjellje naive, iu përgjigja shkurt dhe shqip: Mua smundet të ma ndaloj askush të ndihmoj luftën e popullit tim për liri dhe barazi, por do të kujdesem që mos i thye Rregullat dhe Ligjet e shtetit ku jetoj dhe ia mbylla telefonin. Ashtu i shqetësuar i hypa veturës dhe u nisa për në Lucern me qëllim që të fjalosemi për veprimin . Mirëpo, kur hyra në banesë dhe kur e pashë edhe shqetësimin e familjes u ndala. Mbasi u sqaruam vendosëm që të jetë më i kujdesëshëm dhe të merret me shkrime. Për rastin e njoftova Tinëzarin, shkova në një shitore i bleva një paisje (Commp.,Print. Dhe Scan.) ia instalova edhe internetin dhe duke shpresua se Muhameti së paku e ka mësuar me shkruajt një letër i tregova si hapet, arkivohet dhe mbyllet. Kur shkova pas një jave ta vizitoj dhe të shohë si i shkon puna, përveç që u çudita e shava edhe vetveten për merimangat që i hëngra gjatë instalimit dhe ika. Është për t’u theksua edhe raportet e Intrigantit dhe Tinëzarit, sidomos pas emërimit që i bëre Tinëzarit si përgjegjës i Fondit dhe Përfaqësues i UÇK-së për Diasporë. Ata i ndërprenë edhe bisedat mes veti dhe kaluan në një hasmëri në heshtje. Tinëzari u largua nga Zvicra, ndërsa Intriganti vazhdonte kokë më vete duke shfrytëzuar situatën të mbjellë huti në mes të aktivistëve. Kjo ra në sy tek shumë shokë bashkëveprimtarë. Në vazhdim u detyrua të merret S. G. me Intrigantin që ta amortizojë pak sepse unë isha vazhdimisht në udhëtime.
Shkurt dhe shqip: Intriganti nuk pajtoheshte me injorimin që i bënit ti dhe Tinëzari . Ai vazhdimisht ankoheshte se ia keni marrë “Kulaçin” Ti dhe Tinëzari. Kjo ishte harmonia juaj gjatë 2001 dhe vazhdoi edhe pas luftës. Arsyen më së miri e dini ju pse u ndatë mes veti që nga Mblëdhja e LPK-së më 1997-ën. Ndërkaq, për mos me e lodhë lexuesin me bullallallëqet e kësaj natyre mjafton.
Për veprimet dhe obstrukcionet e Intrigantit dhe ngatërresat tjera nga 2002 e deri në rastin e Kumanovës, përgjegjës je ti Diletant! Pse nuk kishe guximin ta ndalish?! Si duket vazhdimisht të ka kërcënuar me të palarat e përbashkëta që keni dhe vazhdon sot e kësaj dite!
Ndërsa, sa i përket Tinëzarit, në fillim punoi me përkushtim dhe ishte shumë i shqetësuar për situatën që u krijua. Sa filluan punët të ecin kah e mbara, pasi e emrove edhe Përfaqësues të UÇK-së për Diasporën, shkoi në Bruksel (si e nisa për andej, është mesele më vete) u takua me Ilinka Mitrevën (Min. e P.J. të FYROM-it) e ndryshoi kursin dhe filloi të mbledhë rreth vetes persona të dyshimtë! Situata nuk më lejonte të merrem unë me atë punë, sepse, siç dihet, ishte bërë edhe bashkimi i Faktorit Politik dhe Ushtarak në Prizren. Qëndronte në Gjermani te B.N. (ke stanaijca), flinte deri më 11 të ditës. Njëherë shpreha dyshim për një person ( F.R.) që të ketë kujdes sepse kam informata se është djali dëshmitarit S. Seferit, ndryshuan punët. Filloi të bëjë përçarjet me vllaun e tij A.R. dhe dati Buonin brenda Kryesisë së Fondit. Për gabime të vogla nuk dua të flas, sepse vetëm ai që nuk punon nuk gabon, por pasojat e ndryshimit të kursit pas takimit me Ilinka Mitrevën filluan të vërehen edhe në front dhe për këtë duhet të flasin Komandantët Kompetentë. Një rast në Kasel që e protokulluam me M. I. dhe A. K. doli në sipërfaqe se Tinëzari me B. Stanaijcën e kishën reketuar një veprimtar dhe e kërcënonin që të heshtë (proçesverbalin dhe inçizimin e kemi në arkivë) mbet i pa sqaruar deri në fund.
Rasti i Prishtinës që filloi ta sqarojë Kushtrimi (shih intervistat e Harun Aliut) nxori në sipërfaqe disa lidhje shumë të dyshimta të Tridemit me njerëz të shërbimit (shpinuna shumarësh). Pasojat e këtyre lidhjeve me nuanca më të zbehta vreheshin vazhdimisht edhe në periudhën 2002-2005, me emrimin e disa personave që diheshte anë e mbanë se janë UDB-shë ( Psh. Mahi N. etj.), ndërsa nga 2008-a u bë “Fshehtësi publike” lidhja e Tridemit me UDB-shët dhe një nga ata e ka Diletanti edhe sot e kësaj dite, SHOFER, SEKRETAR DHE SHEF! Babai i SSS-it një shpiun i ndytë që punonte si sherbëtor në Shkollën Fillore të Zajazit dhe shpiunonte Arsimtarët e kishte shndërruar shtëpinë e vet në çerdhe të UDB-ës, ku Jovani hynte e dilte si në shtëpi të vet. Ndërsa motrën e kishte të martuar për një kushëri të Intrigantit dhe ishte një ndër informatorët kryesorë të Jovos.
Ky person me tre SSS-a është koordinatori i lidhjes së Diletantit me instruktorët e vjetër dhe tek ky person gjatë viteve 1994-1995 ka qëndruar „ilegalisht“ Azem Syla (shefi i Diletantit)! Këtë informatë e kam që nga 1995 me Burgosjen e Ruzhdiut, Bexhet Lluzhës (Hazirit) me shokë dhe informata tjetër që më tronditi në atë kohë dhe si pasojë e sajë thirra kryesinë e K. Rr. të Baseli dhe u largova nga rradhët e organizuara të LPK-së me arsyetime tjera kuptohet, për të mos e dëmtuar organizimin. Informatën e dytë Tridemit „tin-tiri-pimpi“ ua thashë në sy në banesën e Diletantit në Emmenbruck . Gjatë një bisede që zhvillonim në banesën e Diletantit, për rastin e burgosjes së lartë përmendur, Intriganti u irritua nga dyshimet që shfaqa për burgosjen dhe mu drejtua: Selam ti do të shkojshë kokë për kokë! I irrituar nga ky provokim shpërtheva dhe iu drejtova: Fako alias Intrigant, mua kokën ma ke qitë ti në rrezik që nga dhjetori i 1982-ës dhe ia tregova meselen e K. S. (tash i ndjerë që ka qenë shok fëmijërie i Intriganti) që më tha se halla e SSS që na ka shërbyer me kafe më 1982-ën ka qenë Informatorja e Jovos! Ndërsa, na kemi menduar se takohemi në ilegalitet të thellë (në detaje do ta përshkruaj kur të arrimë në aktivitetin e asaj kohe). Intriganti pa folë asnjë fjalë u çua me shpejtësi e hapi derën dhe iku, ndërsa Diletanti dhe Tinëzari mbetën pa fjalë dhe, kur e vrejta se kush janë, u çova dhe shkova. Pas largimit nga LPK u shqetësuan disa shokë bashkëveprimtarë dhe kërkonin që të këthehem, u premtova se punët dhe detyrat e mia do t’i vazhdojë, por nuk dua të jemë i udhëhequr nga Intriganti. Si duket kësaj pune i kishte ra në fije Kryemadhi dhe si pasojë edhe i disa veprimeve tjera të dyshimta të Tridemit, në Mbëledhjen e Përgjithshme të LPK-së organizon largimin e Intrigantit nga pozita e Kryetarit dhe e kërcnon Diletantin. Këtu fillon armiqësia e Tridemit me Kryemadhin që e përmenda në Fillim të Letrës së Hapur.
Këta informata janë një ndër shkaqet kryesore për përpjekjet e Tridemit për eliminim tim fizik dhe si pasojë e dështimeve tjera mundohen të detyrojnë një Luftëtarë Lirie për vrasjen time, i cili në një rast takimi që pata me Tinëzarin në Hotel Stone Bridge në Shkup, vjen na përshëndet të dyve dhe i drejtohet Tinëzarit ashpër, t’i tregojë arsyen, citoj: pse duhet të vritet Lala Selam pse është angazhuar që të mbajë me bukë familjet e Dëshmorëve, pse ka trajtuar me shokë invalidët e luftës, ndërsa Tinëzari mundoheshte ta qetësojë unë ia bëra më kokë që të qetësohet dhe ashtu i shqetësuar më përshëndeti duke më thënë që mos ma ninë dhe u largua. Tinëzarit nga rasti filluan t’i dridhen duarët, për ta qetësuar i thash se vrasja është punë e rëndë, por kush është porositësi? Tinëzari u zu ngushtë, më tregoi se kush e ka bërë reketimin dhe se një kat më poshtë është Diletanti me Brankon. Në vazhdim, kërkoi që ta ndërpresim bisedën, për ta vazhduar njëherë tjetër sepse duhet të shkojë te Diletanti dhe Branku për një bisedë shumë të rëndësishme! Nuk u çudita aspak sepse nga Tridemi isha zhgënjyer moti dhe këto punë nuk më shqetësonin aspak!
Në vazhdim do të rrëfej si rash në gjurmët e organizimit të Kumanovës duke u rikujtua se qëllimi e kësaj Letre të Hapur është që Gjeneratës së re që ka kurajo dhe guxim për ta zhvilluar proçesin e demokratizimit të shoqërisë t’i shërbejë si përvojë e hidhur! Të jetë e kujdesëshme me persona të kësaj natyre NARCISTË e PATOLOGJIKË që për famë bashkëpunojnë edhe me Djallin e mallkuar, e vrasin edhe fëmiun e vet dhe në fund edhe vetveten! Nga udhëheqës me këtë smundje të rëndë kanë pësuar shum Popuj. Një ndër ta është edhe Tandemi Mira M. dhe Slobodan M..”Zllo-ba” pasi e burgosën i ra ndërmend se e ka shkatërruar Serbinë ,i hypi magarit dhe shkoi në atë DYNJA!
Por, pasojat e çmendurisë së tij mbetën. Edhe sot Serbia s’mundet të çlirohet nga grupet Kriminale të Milloshit. Prandaj, Tridemit të kriminalizuar Grujo-Mialko-Kamçe dhe vazalo-kriminelve Musa-Thaq-Ali që kan kapë Shtetin dhe shoqërinë duhet tu thuhet MJAFT dhe të nxirren para Gyqit!
Nga Janari i këtij viti më ranë në vesh disa informata për një përpjekje të disa personave për të nxit një konflikt të armatosur, të cilin nuk e mora si serioz. Në shkurt shkova në vendlindje po të njejtat informata i dëgjova edhe andej. Në vazhdim fillova të gjurmoj siç e kam huj apo zanat edhe unë se di!? Kur dëgjova se edhe Intriganti është përpjek që në këtë katrahurë të kontribuojë dhe ka takuar disa persona në Zvicër, duke e ditë se nuk ka asnjë mbështetje mu duk si përrallë, por kur filluan Bombat e Zajevit u takova me disa shokë që ishin të shqetësuar për këtë punë, biseduam më hollësisht se për një gjë të tillë është e interesuar edhe Qeveria e Grujos dhe Diletantit. Për të defokusuar vemendjen e qytetarve nga Bombat e Zajevit u bindëm se mund të përgatisin ndonjë skenar. Dhe si njeri pa punë që jam fillova të shetis lart e poshtë për të pi kafe. Një ditë shkova në Shkup dhe te Ramstor-i u takova me një mik që se kisha pa moti kohë. Ndërkoh mikun e thirri dikush në tel. e pyeti se ku është, ai i tregoi se është me mua. Kur e mbylli telefonin, më thotë baci Selam do të vi dikush me të përshëndet se nuk të ka pa moti. Për të më befasuar nuk më tregoi se kush. Pas 5 minutash shoh vijnë nja 4 veta dhe ai djali më thotë bacë a i njeh? Po thash të parin dhe të dytin, ndërsa i treti nuk më kujtohet të fundit nuk e njoh. Pasi u përshëndetëm ndërruam nja dy fjalë i dyti me nxitim më tha kam një pyetje: A je i zhgënjyer me shqiptarët? Jo i thash përkundrazi nga shqiptarët nuk jam zhgënjyer. Ai me ironi më thotë: nuk besoj, ku e gjenë arsyen!? Unë: sepse na të dy jemi moshatarë dhe na kujtohet mirë vetëdija kombëtare e 1978-ës dhe kur ta krahasosh me të tashmen jam shumë i kënaqur, por me pushtetarët jam shumë i zhgënjyer. E pash që u prekë, ndërruam edhe nja dy-tri fjalë dhe kërkuan falje që nuk kanë kohë më tepër sepse duhet të shkojnë në një takim të rëndësishëm. U përshëndetëm dhe ikën. Ai djali kurioz më pyet: Bacë, e njohe atë me pallton krahve? Po i themë, por nuk e di çka dreqin kërkon që shetit me pallto krahve nëpër Shkup, i shoqëruar nga Zv. Ministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Pas një kohe të shkurtër u ndamë edhe me atë mikun dhe u nisa për Kërçovë. Rradakja filloi të bëjë ranga-danga, ranga-danga dhe u binda se informatat që kisha dëgjuar do të marrin dikend në qafë. Në vazhdim u takova edhe me disa shokë tjerë, por si dukeshte të hipnotizuar nga bombat e Zajevit, disave as që ua ninte për punë tjera, gjithë ditën merreshin me bombat. Pasi u këtheva në Zvicër filluan veprimet me skenarët e përgatitur në Gushincë, më vonë në Malinë dhe në fund në Kumanovë. Duke i ndjek lajmet pas Gushincës filloi përsëri rradakja rranga-danga, rranga-danga, çka dreqin kërkonte Azem Syla që shetiteshte me pallton krahve nëpër Shkup i shoqëruar nga Zv. Ministri i punëve të Brendëshme të Maqedonisë që njihen që nga 1995-a, me rastin e arrestimit të Ruzhdiut të ndjerë me shokë. Shkuarja e Diletantit në Kosovë që u takua me Isa Mustafën, Skender Hysenin dhe Hashim Thaçin dhe lista me emrat që ua dorëzoi, edhe pse ata ishin të informuar më mirë se Delitanti, ia vuri kapakun. Dhe në fund, deklaratat e Diletantit pas rastit të Kumanovës e kompletuan „Mozaikun“ e TRADHËTISË SË MADHE QË U DËSHMUA SE KA QENË E KOORDINUAR NGA BEOGRADI!
Ndërkaq, unë edhe njëherë ia hoqa këmbëzën „REVOLVERIT“ dhe u bënë Tri herë, dy herë për Vete dhe njëherë për TY Diletant!
———- Basel, 07.12.2015
P.S. – RRADHËN E KE TI DILETANT ! SELAM BAJRAMI
Nëse nuk përgjigjesh mbrenda 10 ditëve “RUSKI RULET” VAZHDON,
por do të mbetesh borxh një heqje „REVOLVERI“ !