Ilir Demiri duhet ta dorëzojë mandatin e deputetit, kështu ju përgjigj Ziadin Sela, pyetjes së TV Shenja lidhur me pretendimet se Ilir Demiri do të jetë nënkryetar i koalicionit VLEN.
Sipas Selës, Ilir Demiri me veprimet e tija, po demanton vetëveten. Thotë se asnjë deklaratë apo veprim i tij nuk ka qenë në përputhje me qëndrimet e partisë, duke shtuar se Demiri në vazhdimësi ka përgënjeshtruar vetveten.
Sela kujton edhe atë se ishte pikërisht Ilir Demiri ai që siguroi votat e nevojshme me badenter për “Safe City” po edhe për votimin e Avokatit të Popullit.
“Unë distancohem nga çdo veprim politik ashtu siç u distancuam me rastin kur votoi ligjin për ‘Safe City’, krijoi Badenterin për t’u zgjedh Avokati i Popullit. Kështu që jemi distancuar dhe është çështja e tij cilat do të jenë hapat e tjerë politik, por në aspektin etik dhe moral, ai ka marrë mandat si deputet i ASH dhe ai duhet ta dorëzojë atë mandat”, ka deklaruar Sela.
Data 31.07.2026
Aktuale
- Revolucioni i pantallonave të shkurtra në zyrat e Tokios: Një hap drejt modernizimit

- Pas rikonfirmimit të Abdixhikut, reagon Vjosa Osmani
- Mbyllet tubimi i 61! I bashkohet më 1 gusht protestës kombëtare, bulevardi oshëtin nga thirrjet e protestuesve: Diaspora, zemra e Shqipërisë!