Një ditë pasi armëpushimi u prish, duket se marrëveshja është arritur sërish.
Konfirmimi ka ardhur nga rebelët e opozitës siriane kanë njoftuar se marrëveshja e armëpushimit me forcat qeveritare në Aleppon lindore është sërish në fuqi.
Përfaqësuesit e tyre kanë deklaruar se marrëveshja do të fillojë të zbatohet nga mëngjesi i së mërkurës.
Por nga ana e ushtrisë qeveritare në Aleppo dhe Rusisë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse është rikthyer në fuqi armëpushimi i arritur më herët me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë.