Vdekja e papritur e dizajnerit Festim Isufi ka lënë pas një valë tronditëse reagimesh dhe spekulimesh, veçanërisht për bashkëshorten e tij, Rina Maloku.
Pas përfundimit të hetimeve zyrtare, avokati i saj, Arianit Koci, ka dalë në mbrojtje të saj për të sqaruar situatën dhe për të hequr çdo dyshim nga emri i saj.
Reagimi i avokatit Koci në rrjetet sociale ka qenë i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Ai theksoi se Rina ka qenë objekt i padrejtësive dhe aludimeve të pabaza pas vdekjes së partnerit të saj. Kjo situatë ka shkaktuar një barrë të rëndë emocionale për të, duke e bërë atë të përballet me një dhimbje të dyfishtë.
Postimi i plotë:
Rina Maloku u vendos padrejtësisht në qendër të dyshimeve në një pjesë të opinionit publik pas vdekjes tragjike së bashkëshortit të saj, Festim Isufi.
Nga rezultatet e hetimeve zyrtare del se rrethanat e kësaj vdekjeje janë të natyrës personale dhe nuk e lidhin znj. Rina Maloku me këtë rast në asnjë formë.
Pas një humbjeje të rëndë personale, znj. Rina Maloku është përballur edhe me një barrë të padrejtë publike.
Kërkoj nga opinioni që të ketë parasysh plagët e rënda shpirtërore që ky rast tragjik i ka lënë, dhe të tregojë kujdes e përgjegjësi në mënyrën se si trajtohet kjo çështje.




