Bunjamin Murtezi
Profesoresha universitare dhe ish deputetja dhe zëvendës ministrja e punëve të jashtme, Arta Toci ka bërë një postim në rrjetin social në Facebook i cili është keqkuptuar dhe keqpërdorur nga shumica e njerëzve dhe opinionit publik. Më vonë, profesoresha e nderuar është sqaruar se nuk e ka pasur për qëllim që të ofendoje femrat dhe motrat me shami, porse është nxjerr jashtë kontekstit deklarata e saj, e cila ka pasur të bëje me një rrethanë historike ku nga pushteti i dikurshëm jugosllav është ndaluar shkollimi me shami.
Reagimet kanë qenë të shumta dhe të shumëllojta,ndër to ka reaguar edhe kryetarja e Forumit të Gruas në BDI,Mukadese Hajdari e cila e ka sulmuar ashpër profesoreshën Toci.
Hajdari ishte tepër e pazëshme kur në opinion u shfaqën bombat e El Chekës ku dëgjohej haptas lideri i BDI-së,Ali Ahmeti duke sharë 700.000 nëna shqiptare.
Hajdari nuk u dëgjua kur për rastin “Monstra”nënat dhe motrat tona me shamia arrestoheshin, përbuzeshin dhe torturoheshin nga policia maqedonase, ndërsa eksponenti i BDI-së,Xhelal Bajrami që sot është ngritur në prokuror, ishte prapa Gordana Jankulloskës kur shqiptarët i quante dhe etiketonte terrorist islamik.
Zëri i gruas në BDI nuk u dëgjua as në momentin kur Musa Xhaferi u kap në përgjime me ish deputeten Ermira Mehmeti.
Pse nuk u dëgjua Mukadese Hajdari kur gratë kërcënohen dhe shantazhohen edhe në ora00 të natës e në tre të mëngjesit për të marr pjesë në tubimet partiake?
Ndërsa sot, zonja Mukadese Hajdari thotë: “Unë jam bijë e rritur dhe e edukuar nga një nënë me shami, e cila ka dhënë maksimumin për të më ofruar edukatë dhe arsim të mirëfilltë.
Në rrethin tim ka shumë gra, vajza, mike, shoqe të cilat gjithashtu janë rritur nga nënat me shami, e të cilat edhe vet kanë zgjedhur të mbajnë shami, por që i shërbejnë shoqërisë e kombit në mënyrën më dobiprurëse sepse janë të arsimuara, profesioniste të vërteta, shkencëtare të cilat veprojnë me shumë përkushtim, pa urrejtje, pa paragjykime dhe frustracione.
Prandaj porosis zonjën e cila ka etiketuar shaminë si formë të analfabetizmit të shoqërisë shqiptare të ketë kujdes kur shprehet për shkak se Shamia është përzgjedhje demokratike e gjithsecilës nga ata që e mbajnë dhe është simbol i bujarisë, përkushtimit ndaj Zotit dhe mirësisë!
#respektpergratëmeshami”, ka shkruar Hajdari.
Zonja Hajdari a e bëtë këtë reagim vetëm për të përfituar politikisht në kurriz të një deklarate të keqkuptuar?A është e vërtetë se në BDI është shtuar frika dhe paniku nga koalicioni midis Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët dhe për këtë arsye kërkoni cdo gjë për të sulmuar?
12 prilli është afër dhe ju do ta kuptoni shumë mirë se kush kujdeset për motrat, nënat, gratë dhe vajzat tona. Do të ndjeheni edhe ju të mbrojtura dhe të sigurta nga pushteti i Alternativës me Aleancën për Shqiptarët. Nuk do të guxoje më asnjë eksponent partiak në BDI të nëncmoje dhe denigroje integritetin e gruas dhe motrës shqiptare. Për këtë gjë jemi zotuar si koalicion para shqiptarëve, zotim që do ta mbajmë.



