Policia e Kosovës njofton se fillimisht rreth orës 23:15 minuta, në Lagjen “Dardani” është ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin tre persona.
Gjatë kontrollit, tek njëri është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë. Pas kësaj, është ushtruar kontroll i hollësishëm që ka rezultuar me gjetjen e një bankënote në vlerë prej 500 euro te i dyshuari i dytë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për rrjedhën e hetimit dhe është kërkuar që të merret aprovimi nga gjykata për bastisjen e një shtëpie ku dyshohej për para të falsifikuara. Pas sigurimit të autorizimit është kontrolluar një shtëpi në rrugën “Rrustë Kabashi” me ç’ rast në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 458 bankënota 500 eurosh në vlerë 229000 euro.
Pas intervistës, i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor./21Media
[embedded content]

