Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftojnë se përveç gjykatësit të Gjykatës Supreme Naqe Georgiev, të cilit tashmë i është marrë imuniteti dhe është në paraburgim, për mitëmarrje dyshohet edhe një person tjetër.
“Provat e mbledhura dhe kontrollet e deritanishme ofrojnë bazë ligjore që prokurori publik në fjalë të propozojë masën e paraburgimit vetëm për të dyshuarin e parë i cili është kapur në kryerjen e veprës penale, ndërsa në lidhje me të dyshuarin e dytë deri në këtë moment, provat nuk japin bazë për të propozuar masën më të rreptë të sigurimit të pranisë. Hetimi vijon deri në kontrollin e plotë të të gjitha rrethanave dhe pretendimeve”, thonë nga Prokuroria.
Jozyrtarisht, raportohet se i dyshuari i dytë për rastin në fjalë është anëtari i Këshillit të Prokurorëve, Ixhet Memeti.