Zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet prioritet i Presidencës polake, theksuan në takimin e sotëm ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe kryerës i punëve në Ambasadën e Republikës së Polonisë, Mariush Brimora.
Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është theksuar lidhja e fortë dhe e sinqertë ndërmjet dy vendeve, bazuar në marrëdhëniet miqësore shumëvjeçare.
Ministri Mucunski theksoi vlerën e mbështetjes nga Polonia në procesin e integrimeve evropiane të vendit, veçanërisht në kontekst të presidencës aktuale polake me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Në atë drejtim, Mucunski shprehu bindje se Presidenca polake do ta dinamizojë procesin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar progres më të shpejtë në plotësimin e kritereve për anëtarësim dhe integrim në Bashkimin Evropian.
Brimora, sërish, ka theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i Presidencës polake në gjashtë muajt e ardhshëm. Ai e përshëndeti përparimin reformues të vendit dhe ka konfirmuar se Polonia fuqishëm dhe pa dyshim do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane.
“Nga të dyja anët ishte përsëritur përkushtimi i përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe stabilitetit rajonal, si dhe gatishmëria për përpjekje të vazhdueshme në promovimin e vlerave dhe parimeve të Bashkimit Evropian, me qëllim të realizimit të interesit të ndërsjellë për një Evropë stabile dhe prosperitare”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.