Milenko Nedellkovski është pjesë e rrjetit të OJQ-së pro-ruse “Association Journalisten im Kampf um den Frieden” – AJKF, “Shoqata e Gazetarëve për Luftën për Liri”. Kjo organizatë shërben si paravan për shërbimet e inteligjencës ruse, e ngarkuar për rekrutimin e gazetarëve nga Evropa, të cilët do të formojnë dhe reklamojnë propagandë në favor të Rusisë. Gazetarët që kanë bashkëpunuar me këtë organizatë janë rekrutuar me grante, gjegjësisht AJKF financoi projekte me interes për Rusinë.
Që nga viti 2015, Nedellkovski merret me çështje kundër aspiratave strategjike të vendit – anëtarësimi në NATO, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, minimi i besimit në institucionet dhe krijimi i polarizimit ndëretnik dhe intraetnik në shoqërinë maqedonase.
Tema të ngjashme trajtohen edhe nga gazetarë pro-rusë në Moldavi, të cilët krijuan një perceptim pozitiv për Rusinë në dëm të vendeve perëndimore dhe polarizuan shoqërinë moldave.
Nedellkovski promovoi të ashtuquajturat „vlera ruse” në Maqedoninë e Veriut, të paraqitura nga ideologët e doktrinës politike “Bota Ruse” – Aleksandër Dugin dhe Leonid Savin. Nedellkovski realizoi intervistë me Aleksandar Dugin (https://www.youtube.com/watch?v=wNiQUW_WKvY) të cilën e transmetoi në TV me koncesion kombëtar dhe e publikoi në platformën e tij në YouTube. Intervista është bërë në vitin 2015, pra në të njëjtin vit kur Nedellkovski filloi të kontaktojë me OJQ-në pro-ruse AJKF.
Nëpërmjet platformave të tij, Nedellkovski krijonte perceptim negativ për punën e sektorit joqeveritar në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për punën e fondacionit “Shoqëria e Hapur”. Bashkë me disa përkrahës formuan “Lëvizjen Civile për Mbrojtjen e Maqedonisë” dhe organizuan tribuna me qëllim të formimit të opinionit publik kundër partnerëve strategjikë të Maqedonisë së Veriut, duke i akuzuar se përmes “Shoqërisë së Hapur” krijojnë destabilitet politik në vend. Veprimtaritë e tilla të Nedellkovskit shkaktuan polarizim të gjerë ndëretnik në shoqërinë maqedonase. (https://kanal5.com.mk/gdom-se-gleda-krajot-na-politichkata-kriza-vo makedonija/a236090) (https://fokus.mk/milenko-site-tie-predavnitsi-da-se-zakopaat-dlaboko-i-vrz-niv-da-se-stavi-betonska-plocha-za-vek-e-da-nemaat-nikakvo-vlijanie-vrz-ova-shto-se-sluchuva/).
Nedellkovski vazhdoi me synimin e tij për të krijuar përçarje ndëretnike kur përhapi lajme të rreme dhe spina për përfshirjen e supozuar të Srxha Popoviqit dhe organizatës “Kanvas” në protestat e organizuara nga “Revolucioni Laraman”. Synimi i Nedellkovskit ishte të krijojë perceptim se protestat në Maqedoninë e Veriut ishin organizuar nga elementë të jashtëm me qëllim të rrëzimit të pushtetit ekzekutiv në vend.
Në rrjetet sociale ai krijoi perceptim për përfshirjen e Srxha Popoviqit në “Revolucionin Laraman” në Maqedoninë e Veriut dhe e cilësoi atë si “terrorist serb”. Në të njëjtën kohë, ai përhapte gjuhën e urrejtjes dhe ka nxitur qytetarët maqedonas për veprime të dhunshme ndaj liderit të organizatës Kanvas. Një narrativë kyçe e ndërtuar nga Nedellkovski për Kanvas është “hordhitë fashiste”, gjegjësisht përdorte narrativë identike të përdorur nga Kremlini për të justifikuar agresionin rus kundër Ukrainës. (http://proverkanafakti.mk/fejsbuk-govor-na-omraza-na-novinarot-milenko-nedelkovski-sajber-pottik-za-realni-zakani/).
Njëkohësisht, Nedellkovski përhap gjuhën e urrejtjes dhe krijon narrativa negative për gazetarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët mbi të gjitha angazhohen për anëtarësimin e shtetit në NATO dhe fillimin e negociatave me BE. Përveç komenteve dhe ofendimeve të pahijshme, Nedellkovski shpërndan edhe foto të kolegëve gazetarë dhe përdor fjalët „satrapë“, „qelbësira“, „thërija“, „ulçera që rrjedhin gjak në vend“, se janë vendosur aty që të mos dihet e vërteta, etj. (https://www.youtube.com/watch?v=81iQs1suMvs).