Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për të komentuar deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, se shqiptarët janë më keq se para vitit 2001, tha se aq shumë suksese ka kjo Qeveri që nuk ja vlejnë të komentohen deklarata të tilla.
“Ne nuk i ndajmë qytetarët, kemi shoqëri multientnike të cilën duhet ta kultivojmë dhe ashtu do të vazhdojmë. Ne i ndajmë qytetarët në ata të ndershëm dhe lojal të cilët i japin vlerë shtesë vendit, respektojnë ligjin dhe kushtetutën, dhe ata që nuk i respektojnë dhe që duhet të përgjigjen para kushtetutës. Nuk ka këtu ndarje etnike apo politike. Këtë e treguam edhe në vepër. Një njeri nga rrethi im më i ngushtë është arrestuar. I kuptojë tani, kanë bërë shumë vepra kriminale në të kaluarën dhe tani frikësohen se duhet të përgjigjen dhe çfarë të bëjnë tani tema e vetme ku kanë ndonjë kredibilitet institucional ëhstë ndarja e qytetarëve”, tha Mickoski
Data 16.09.2026
Aktuale
- Dosja ‘Balluku’, del pas 5 orësh në SPAK arkitekti Alban Eftimi! Bashkë me të vëllain arreduan vilën luksoze të ish zv kryeministres në Palasë
- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon pas dënimeve në Hagë: Zhgënjim i thellë, procesi ngre shqetësime serioze
- “Ron Yeffet sillet si Kryeministër, ka bërë xheloz edhe Ballukun”, Gazetari: Ka ministra të tjerë që po kërcejnë ‘Napoleonin’ me të tek buxheti i shtetit! SPAK të marrë të pandehur Ramën, del në çdo dosje
- Dosja Balluku dhe arredimi i vilës luksoze/ Pas më shumë se 1 orë, arkitekti Olsi Eftimi del nga SPAK
- Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim
- VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
- “Haga si Gjykatë serbe”/ Petro Koçi për dënimet e krerëve të UÇK-së: Vendim fyes dhe vrastar
- CGTN: Duhet ruajtur gjithnjë hapsira për dialog




