Arkitekti Alban Eftimi ka dalë pas rreth pesë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u pyet në lidhje me vilën luksoze të ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku në Palasë, që iu sekuestrua pak ditë më parë.
Më herët, nga Prokuroria e Posaçme doli edhe vëllai i tij, Olsi Eftimi. Emri i studios së tyre “Atelier 4” doli në dosjen e Belinda Ballukut, pasi SPAK i sekuestroi vilën tjetër luksoze në jug të vendit.
Bëhet fjalë për disa komunikime përmes email-it, ku flitej për arredimin e vilës në fjalë. Në një e-mail të datës 14 shtator 2020, Alban Eftimi i përcjell Ballukut ndërhyrjet që po bënin në vilë. Ai përmendte pishinën “infinity”, vaskat hidromasazhuese, suitat dhe përdorimin e drurit “teak” në ambientet përreth pishinës.
Kujtojmë që Belinda Balluku është marrë e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për 8 procdura tenderuese, dhe nën hetim për korrupsion, pastrim parash, dhe së fundmi, pas rastit të vilës në Palasë, edhe për mosdeklarim apo fshehje të pasurisë.
The post Dosja ‘Balluku’, del pas 5 orësh në SPAK arkitekti Alban Eftimi! Bashkë me të vëllain arreduan vilën luksoze të ish zv kryeministres në Palasë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



