Vetë mësimi është burim themelor i mbingarkimit të nxënësve, i cili i përcjell ata edhe jashtë orëve të mësimit,,jashtë shkollës,jashtë shtëpisë,në pushim, në lojë,në shëtitje etj.
Mbingarkimi i nxënësve me detyra shtëpiake ,gjen vend te të gjitha klasat e shkollave fillore, për çdo ditë, madje edhe të shtunave ,të dielave,gjatë festave. Mesatarisht në ditë nxënësit marrin nga 2-3 detyra,nga lëndë të ndryshme.Shum rrallë ndodhë të mos të ketë fare.
Nxënësit ngarkohen me detyra shtëpiake edhe nga lëndët : Arsim A.figurativ, A.muzikor, Afsh, A.teknik,si dhe në lëndë zgjedhore. Lënda më e ngarkuar me detyra shtëpiake është lënda e Gj. Amtare dhe Matematika. Sipas disa analizave pedagogjike të vërtetuara shkencërisht nxënësit e ciklit të ulet harxhojnë kohë për detyrat shtëpiake deri në 14 orë në javë,ose 2 orë në ditë, ndërsa ata të cikit të lartë deri 18 orë në javë, ose 2orë e 30 minuta.
Niveli I mbingarkimit mund të ulet,vetëm atëherë nëse I heqim detyrat shtëpiake të nxënësve. Dikur detyrat shtëpiake ishin të mirëseardhura, kur nuk kishte, libra e fletore, radio, TV, kompjutorë,internet, gazeta, revista, etj. Andaj mendojmë dhe vlerësojmë se duhet të hiqen tërësisht, me përjashtim të lektyrave shkollore.
Në shtëpi nxënësi duhet të jetë I lirë, pa brenga shkollore, pa obligime dhe detyra shtëpiake. Në shtëpi fëmija duhet të rrin dhe bisedon me prindër,të lexojë gazeta, revista, dhe libra, të përdorë kompjutorin, internetin, sipas instruksioneve të duhura shkollore dhe familjare nga se ato janë pjesë e arsimimit të përgjithshëm dhe shkollë në vete.
Nga ana tjetër të shtohet bashkëpunimi I familjes me shkollën, marrjen e informatave nga arsimtarët, ku arsimtarët luajnë rolin kryesor në burimin e informacioneve, i ushqejnë nxënësit me informata, të mundohen vazhdimisht t`i mësojnë se si si të mësojnë nxënësit e jo të tentojnë t`i mësojnë.
Prej formimit të shkollave e deri më sot, rëndësia e mbingarkimit të nxënësve është kuptuar në forma të ndryshme.Nga hulumtime të ndryshme shkencore vjen në shprehje që “sa më pak të ngarkohen nxënësit aq më mire është për gjeneratat e reja.në krahasim me të kaluarën që dominonte mendimi se sa më shum të ngarkohen nxënësit aq më mirë”.
Siç e dim shkollat jan themeluar për shkak të fëmijëve dhe për fëmijët, nuk kemi përkujdesje sa duhet. Shkolla duhet të jetë vend i gëzimit dhe dëfrimit ,e jo vend I frikës,nënçmimit, qortimit, në kohën kur fëmijët kanë nevojë: të nxënë, rriten , zhvillohen dhe formohen si personalitet.
Nuk është vetëm kjo, dukurinë e mbingarkimit e shkaktojnë shumë faktorë të ndryshëm siç janë:Plani dhe progrmi mësimor, tekstet shkollore, mësimdhënësit, puna në shtëpi, rrethanat familjare, aftësitë e nxënësit, kushtet materiale të shkollës etj dhe që emnuesin e përbashkët e kanë në politikë.
Nxënësit s`duhet ngarkuar as shum (në maximum), e as pak (në minimum) por mesatarisht (optimalisht). Andaj realisht nxënësit duhet të ushtrojnë në ciklin e ulët 4 orë në ditë, ndërsa ata të ciklit lartë 5 orë në ditë. Kjo është mesatarja (optimalja), sepse me 7 orë në ditë mësim, s`mund ti përballojnë dot as nxënësit e as arsimmtarët .
Jo rastësisht për mbingarkimin e nxënësve si problem pedagogjik jan bërë hulumtime të ndryshme nga studjues të ndyshëm , dhe kanë ardhur në përfundim se çfaqet mbingarkimi nëpër shkolla nga faktorët e sipërpërmendur.
Si pasojë e kësaj te fëmijët paraqitet: qëndrimi negativ ndaj shkollës, lodhja, të mësuarit përmendsh, ndotja mendore, sjellja anksioze, sjellja asociale, sëmundje të ndryshme, dhe shum e shum pasoja të tjera.
Kjo dëshmon qartë se problemi i mbingarkimit të nxënësve në mësim është një problem që ekziston në praktikën tone shkollore, problem serioz dhe duhet studjuar në mënyrë të shumanshme,që të arijmë të zbulojmë kritere të standardizuara.