Ish-kryetari i Komisionit për Prokurorimet Publike, Ergi Shehu, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet të ketë shpërdoruar detyrën e tij.
Sipas njoftimit të bluve, Shehu, përgjatë periudhës 2023-2024, kur ai ka qenë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka mashtruar disa administratorë biznesësh dhe ka falsifikuar dokumente për disa procedura prokurorimi.
Ndaj Shehut rëndojnë 3 akuza: “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
DVP Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.