Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka komentuar raportimet e mediave se kryetari i BDI’së më në fund ia ka dalë ta ‘pushtojë’ Kumanovën, por i përcjellë nga autoblinda dhe forca të mëdha policore?! “Dhe kush mund ta paramendonte se në Kumanovë, aty ku u shënua kalendari i rezistencës, i krenarisë dhe i trimërisë së shqiptarëve të Maqedonisë, do përjetonim diçka që nuk e kishim parë as në kohët e ‘Morinave’ tanë: që një politikan shqiptar të ketë frikë t’i kthehet popullit i pambrojtur nga policia maqedonase! Dhe ku ta dish, mbase e gjitha kjo na ndodh pse e tradhtuam gjakun e atyre që flijuan krejt çka patën për lirinë që duhej të na takonte të gjithëve, por të cilën liri nuk ia dolëm ta mbronim nga leninistët dhe enveristët të ardhur nga e djeshmja e jonë tragjike, nga ata që përvetësuan e përbuzën çdo gjë tonën dhe që kurrë nuk do e kuptojnë se ka lloj-lloj ‘vdekjesh’ politike, por asnjëra s’është aq poshtëruese dhe e turpshme sa ajo e politikanit që popullit të vet i kthehet i fshehur pas shpinës së policëve!”, shkruan shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti.
Data 04.06.2026
Aktuale
- Ligji për përfaqësim të drejtë, Lloga: Nuk ka asgjë të re, përkundrazi ka regres
- Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…
- 30 ditë paraburgim për Stefan Bogoevin dhe tre persona të tjerë
- E trishtë: Këta janë dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin
- LAJMI I FUNDIT: Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën
- VIDEO/ “Nesër më shumë!”- Mbyllet pas më shumë se tre orësh protesta në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë thirrje Ramës: Jep dorëheqje
- VIDEOLAJM/ Pamjet me dron, mijëra në shesh kundër projektit të Zvërnecit: Nuk ka dialog, por dorëheqje
- “Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta!”- Protesta për Zvërnecin, e reja: Edi Rama jep dorëheqjen! Ne e dimë çfarë duam, busulla të ka humbur ty!


