Shfaqja e këngëtares Leonora Jakupi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Canape” nxiti kureshtje dhe komente të shumta në rrjetet sociale.
Ndjekësit vunë re se gjatë tërë intervistës ajo e mbante njërin sy pothuajse të mbyllur, çka bëri që të shpërthenin aludimet se çfarë po ndodhte me syrin e saj.
Për t’iu përgjigjur shqetësimit të publikut, vetë artistja ka reaguar sot përmes një postimi.
Ajo sqaroi se në kapakun e syrit i ishte krijuar një “rrzull” dhe se gjatë ditës së sotme i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tij.
Sipas sqarimit që këngëtarja ka marrë nga doktori, bëhet fjalë për një inflamacion i cili mund të krijohet lehtësisht nga kontakti i duarve me syrin, nga lotimi apo edhe nga pagjumësia.



