Pas ngjarjeve të 26 shkurtit brenda e jashtë Kuvendit, jo vetëm kanë përshkallëzuar gjuhën primitive të komunikimit, madje jo vetëm mes meshkujve, por ajo është bërë agresive dhe e pa pranueshme ndaj deputeteve të reja, pa e adresuar problemin aty ku ai është vërtetë. Problemi nuk është vetëm të përshkallëzimi i gjuhës deri në banalitet, por, po shkohet drejt një pasigurie për jetën e pasurinë e njerëzve. Kosova e qytetarët e saj kanë nevojë për punë e siguri, për ndërtim e jo shkatërrim. Nuk kam asnjë dyshim, përgjegjësia për gjithë atë që po ndodhë këtyre dite, është të Ekzekutivi i vendit, i cili për të gjithë këto përshkallëzime e mban përgjegjësin. Pasi përgjegjësinë nuk e ka vetëm për t’i kontrolluar tenderët?!
Pse është duke ndodhur kjo?
Ka vite që i gjithë Sistemi i Sigurisë në Kosovë është i paaftë që t’i ushtroj detyrat e përgjegjësit e veta ligjore, në zbulimin e veprave kriminale, si brenda tij ashtu edhe jashtë. Këtij Sistemi duhet t’i bëhet një analizë, pse është kaq i ngathet në zbulimin e veprave kriminale? A i meriton, ky Sistem kështu si është, parat publike që i shpenzon? Apo, mos gjithë kjo ngathtësi është pasojë e jo funksionimit, e jo profesionalizmit e të nepotizmit të instaluar aty?
Gjithashtu, ka vite që edhe Sistemi i Drejtësisë nuk është duke funksionuar dhe as që është në nivelin e përgjegjësive ligjore që ka. Me ketë nivel të përgjegjësive, të profesionalizmit e të funksionimit, në këto institucione vitale të shtetit, siguria qytetare jo vetëm që nuk do të përmirësohet, por do të përkeqësohet. Ndërsa përgjegjësia për ketë mos funksionim është e Qeverisë se koalicionit.
Pasi është kështu, partitë e koalicionit qeverisës, nuk duhet ta hedhin përgjegjësin ke opozita apo të ndonjë parti opozitare, por te politikat e tyre rrënuese në Sistemet e përmendura! Ata duhet ta shohin se me politikat e tyre anti kushtetuese, po e shkatërrojnë sigurinë dhe të ardhmen e vendit!
Kjo gjendje është edhe një arsyeje shtesë, pse kjo qeveri duhet të dorë hiqet, që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme!