Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të zgjedhur nga populli edhe në përbërje të tjera. Nga 120 deputetët e zgjedhur, 38 janë femra. Përbërja e Parlamentit dhe kjo shifër e përfaqësimit të grave do të mund të ndryshohet pas formimit të qeverisë nëse disa nga deputetët zgjidhen në funksione në pushtetin ekzekutiv ose nuk e pranojnë mandatin për shkaqe të caktuara. Mandate kanë fituar koalicionet e kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, BDI, PDSH, BESA dhe Aleanca për shqiptarët.
Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet parlamentare të parakohshme fitoi 51 mandate. Deputetët nga Njësia zgjedhore 1 janë: Nikolla Poposki, Elizabeta Kançeska Milevska, Boris Zmejkovski, Dragan Danev, Daniella Rangellova, Lupço Dimovski, Kërsto Jovanovski Çedomir Sazdovski. Në Njësinë e dytë zgjedhure Nikolla Todorov, Trajko Veljanoski, Zhaklina Peshevska, Ivan Stoilkoviq, Amdi Bajram, Vladanka Aviroviq, Zoran Georgievski, Johan Tarçullovski dhe Vesna Damçevska-Ilievska. Në Njësinë zgjedhore tre janë zgjedhur Ilija Dimovski, Emill Dimitriev, Slagjana Mitovska, Trajço Dimkov, Stojan Milanov, Magdalena Manaskova, Zeqir Ramçiloviq, Nikolla Micevski Blagica Lasovska, Emilia Aleksandrova dhe Ivan Ivanov. Në NJZ 4 janë zgjedhur Nikola Gruevski, Vakover Mançev, Ane Lashkoska, Panço Minov, Vesna Pemova, Vasill Pishev, Nada Cipusheva, Dimitar Stevananxhia, Dragan Cuklev dhe Pavlinçe Çestojnova. Në NJZ5 janë përzgjedhur Antonio Milloshoski, Zoran Ilioski, Ljiljana Zaturoska, Ljuben Arnaudov, Bllagoja Despotoski, Nola Ismajloska – Starova, Kërsto Mukoski, Aleks Vasilevski dhe Liliana Kuzmanoski. Në NJZ 6 mandate kanë fituar Vlladimir Gjorçev, Jusuf Hasani, Dafina Jovanoska Stojanovska dhe Goran Manojloski.
Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja fitoi 49 mandate, 10 prej të cilëve në NJZ 1: Stevo Pendarovski, Renata Deskoska, Damian Mançevski, Stefan Bogojev, Pavle Bogoevski, Sonja Mirakovska, Dime Velkovski, Tatjana Prentoviq, Ivana Tufegxhiq, Petar Atanasov. Deputetët e LSDM-së nga NJZ 2 janë Oliver Spasovski, Frosina Tashevska-Remenski, Muhamed Zeqiri, Maja Moraçanin, Ferid Muhiq, Maksim Dimitrievski, Kurto Dudush dhe Tanja Kovaçev. Në të tretën Lupço Nikollovski, Bllagoj Boçvarski, Jagoda Shahpaska, Pançe Ivanov, Sashko Kostov, Juliana Nikollova, Enes Ibrahim, Ilija Nikolovski dhe Mira Stojçevska. Në NJZ 4 janë zgjedhur Zoran Zaev, Hari Lokvenec, Katerina Kuzmanovska, Goran Misovski, Kosta Janevski, Keti Smilevska, Beti Kitev, Sasho Potskov, Milena Georgieva, Meri Lazarova. Në Njësinë e pestë zgjedhore janë zgjedhur Radmilla Shekerinska-Jankovska, Aleksander Kiracovski, Tomisllav Tuntev, Goran Milevski, Vasko Kovaçevski, Irena Stefoska, Jovan Mitreski, Alia Kamberoski dhe Zhaklina Lazareska. Në të gjashtën mandatet e LSDM-së i kanë fituar Petre Shilegov, Gylymsere Kasapi dhe Bllagojçe Trpevski.
Bashkimi Demokratik për Integrim fitoi 10 vende deputetësh. Deputeti i deritanishëm Artan Grubi fitoi mandat të ri në NJZ 1. Në NJZ2 BDI ka fituar dy mandate Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili. Në NJZ5 nga kjo parti ka fituar Agim Shaqiri. Në të gjashtën BDI ka fituar gjashtë mandate – Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manoilovski, Xhevat Ademi dhe Mirsada Emini Asani.
Lëvizja BESA ka marrë pesë mandate. Zeqirija Ibrahimi është deputet në NJZ1, ndërsa në të dytën mandat ka marrë Afrim Gashi. Në NJZ 6 mandate kanë fituar Bilall Kasami, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli.
Aleanca për Shqiptarët fitoi tri mandate. Nga Njësia zgjedhore 5 deputet do të jetë Surija Rashidi, ndërsa në të gjashtën mandate kanë fituar Zijadin Sela dhe Vesel Memedi.
Partia Demokratike Shqiptare fitoi dy mandate, edhe atë në Njësinë zgjedhore gjashtë – Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti.
Presidenti i Maqedonisë është i obliguar që në një afat prej dhjetë ditësh mandatin për përbërje të Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, respektivisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në një afat prej 20 ditësh nga dita e besimit të mandatit Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.
Qeverinë me propozim të mandatarit dhe mbi bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.