Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:35 minuta ka arrestuar një person, shtetas holandez.
Kjo pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 4.14 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë.
“ Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.