Memedali Jusufi
Një barcolet të përmirson humorin, fjala e mirë shëron plag, një film ta përmirson ditën, një tregim të jep këshillë. Po një melodi apo një pjesë muzikore e qëlluar në momentin e duhur të bën rrugën e shkurt edhe të sigurt, të largon stresin, të kthen humorin , të disponon, të bën të lumtur, të nxit, të motivon të frymëzon.Mendohet se Arti i te shkruarit nuk mund te zevendsohet me asgje.Sa të ikë,përtej ujërave, nga bota çmendurake lëkundjet e ujit, i dridhin, brigjet e këngës e mendimeve të degdisura me etjen e gjërave,që nuk mund t`i them, as për lotët e tharë .në bebëzat e kohës! Befas. degëdisen sirenat. deri te bregu i këngëve apo përpëlitjeve të pakuptim .sizanat e valëve e qeshen me mendiet e tretura .nëpër fishkëllima vargjesh syzana.Zana uji, e zana të valëve,si zana të këngëve me lotë,që përplasen kurdoherë ,nëpër dallgë shpirti,e nuk e di ,a do të më marrin me vete ,ndonjë ditë,e të më shpien përgjithmonë, në detin e pafund të këngës!… Sikut të mundja, të zhvesh trupin,nga materia e tokës, do të liroja shpirtin nga këto pranga. të botës së përkohshme, do të fluturoja nga gëzimi, për të mos e ndrydhur, atë zhishkë drite ,me zemër Ndonjëherë mbi lisa ,Dielli më buzëqesh ,sikur e lozë syrin mespërmes gjelbërimit ,e zgjohem, prej ëndërrimeve të vështira sa e pështjelloj ,të vërtetën,a janë të miat, mrekullitë ,apo vegime të kota janë,C’ju sjell muzikaliteti i shiut, teksa strehet pikojne pa pushim,Muzika përdoret për të ndërtuar vetëbesimin, zvogëlimin e stresit, ushtrimin fizik, dhe të lehtësojë një mori aktivitetesh të tjera të lidhura me shëndetin.
Artisti është përgjithësisht qenie kundërshtuese, antagonike, dhe ngase në një masë të konsiderueshme pikërisht ky mospëlqim i realitetit në të cilin i takon të jetojë e bën të krijojë një realitet tjetër në artin e tij; realitet që përputhet me të parin po aq pak sa ëndrra me zhgjëndrrën dhe për shkaqe të ngjashme. Njeriu nuk është objekt pasiv dhe, prandaj, nuk mund të kufizohet në pasqyrimin e botës: ai është qenie dialektike dhe (ashtu siç vërtetohet në rastin e ëndrrave) jo vetëm që nuk e pasqyron, po përballet me të dhe i kundërvihet. Dhe ky atribut i përgjithshëm i njeriut paraqitet me një mprehtësi të madhe histerike tek artisti, individ përgjithësisht anarkik dhe antisocial, ëndërrues dhe i papërshtatur…..
Si t’i shpjegojmë përndryshe kaq shumë kontradikta? Mu në sallonet e shekullit XVIII, njerëz që i përkisnin pikërisht asaj shoqërie të stërholluar e dekadente, shkrimtarë të admiruar e të nderuar, krijojnë libra që përgatisin shkatërrimin e kësaj shoqërie. Madje as edhe në mënyrë koherente, me një fizionomi të vetme e të përcaktuar, po në lëvizje aq kontradiktore me njëra-tjetrën sa natyralizmi i Rusoit dhe racionalizmi shkencor i enciklopedistëve.
Pastaj ndodh Revolucioni, ndërsa arti që duhet ta përfaqësojë zyrtrarisht është piktura reaksionare dhe neoklasike e Davidit, një art që do të përfundojë në mënyrë qesharake me helmetat e tij të famshme të zjarrfikësve. Art i sipërfaqshëm, sikurse çdo art konformist dhe zyrtar. Ndërsa artistët e mëdhenj dhe të vërtetë, si gjithmonë, do të kenë një krijimitari refraktare dhe heretike. Letërsia, sidomos letërsia, është në njëfarë mënyre e kundërta e shoqërisë: në epoka teokratike është shpeshherë antiklerikale, siç e tregojnë fabliaux në Mesjetë; dhe, anasjelltas, asnjëherë nuk lind një letërsi aq thellësisht fetare sa ajo e epokave laiciste. Metju Arnoldi [Mattheë Arnold] ka vënë në dukje tashmë se në periudha konvencionalizmi dhe racionalizmi të thatë ngadhënjen tekefundit nevoja për pasion, për ndjenja të zjarrta e të larta; dhe anasjelltas. Ndërsa Erih Kaler [Erich Kahler] tregon se në histornë e njerëzimit, çdo herë që ndonjë parim çohet gjer në rrjedhojat e tij të mbrame, kthehet kundër vetes.
Nga ana tjetër, shoqëria funksionon si diçka shumë më e ndërlikuar se një shtresim klasash me karakter ekonomik. Gjithë duke pranuar se në një moment të dhënë ekzistojnë fisnikëria, borgjezia dhe proletariati, problemi i artit ndërlikohet pafundësisht si rrjedhojë e këtyre faktorëve:Teksa ithtarët e pasqyrimit marrin parasysh vetëm klasat horizontale, këto grupe kanë peshë të madhe në prodhimin, tipologjinë dhe tonalitetin e artit. Këto ndarje, që e përshkojnë shoqërinë nga maja në fund, qoftë si ndarje moshe, feje, seksi apo temperamenti, kanë një pasojë vendimtare mbi krijimet e holla të shpirtit njerëzor, që reagon jo vetëm në varësi të problemeve ekonomike, po edhe të shqetësimeve karakteristike për moshën apo seksin, të problemeve të fesë përkatëse apo të moralit përkatës, etj. Lalo dhe sociologë të tjerë kanë vënë në dukje se fëmijët, për shembull, janë përgjithësisht ruajtës të mirë për sa i takon artit. Ginjoli dhe marionetat janë vazhdimësi e personazheve të komedisë së vjetër italiane; fabulat dhe përrallat janë mbetje mitesh të lashta; lojërat e tyre janë shumë të moçme dhe të përbotshme (fëmija tibetian luan me të njëjtët guralecë dhe me të njëjtat rregulla.