Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot në deklaratë për media tha se nuk është e vërtetë se lëndët filozofia dhe logjika janë hequr nga koncepti për reformë në arsimin e mesëm, pasi një pjesë e profesorëve të gjimnazit në këto lëndë hapur vlerësuan se është vetëvrasje të propozohet një koncept për arsimin e mesëm pa filozofi, logjikë dhe etikë.
“Nuk është e vërtetë që lëndët e filozofisë dhe logjikës janë përjashtuar nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm. As lënda e filozofisë dhe as lënda e logjikës nuk përjashtohen. Por gjithsesi, ky është një draft version i vënë për diskutim publik. Tashmë jemi duke mbledhur sugjerime, komente, propozime dhe pas përfundimit të dëgjesës publike do të nxjerrim një konkluzion përfundimtar publik”, tha Janevska.