Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, akuzon BDI-në se është treguar më besnike ndaj VMRO-DPMNE-së se PDSH-ja.
“Më vonë VMRO-ja do të gjejë mik tjetër shqiptar jo më pak ”besnik deri në vdekje”, me të cilët arriti për 8 vjet ta realizojë programin e ashtuquajtur “Rilindja në 100 hapa” të partisë së vetë”, shkruan HAjredini në kolumnën e tij.
Hajredini e shpreh qartë se i pengon sjellja e BDI-së e cila çdo herë kërkon diçka, por edhe pse është parti në pushtet nuk realizon. Ai demaskon arshinin e dyfishtë të integristëve lidhur me rastin “Monstra” dhe atë “Magjar Telekom”, duke nënvizuar se BDI kërkoi ndihmën e FBI-së për rastin “Monstra”, por nuk kërkon një gjë të tillë edhe për rastin “Telekom”, ose për “Lagjen e Trimave”.
Hajredini numëron edhe kërkesat e BDI-së të cilat vazhdimisht i ka parashtruar, por asnjëherë nuk i ka realizuar.
“Kërkon:
Ose në Nato brenda gjashte muajëve, ose tërhiqemi nga koalicioni (Qershor 2014).
Të rehabilitohen shqiptarët të cilët kanë qenë viktima të komunizmit Pension për të gjithë që kanë qenë në UÇK Komison anketues për rrahjen në Kuvend FBI të kyçet në hetimin e rastit Monstra (por jo edhe në rastin e Lagjes së Trimave dhe Aferës Telekom)
Ambasadorë në Prishtinë dhe Tiranë
Përfaqësim të drejtë në ASHAM
Hetim për falsifikimin nga ana e VMRO-s të votave të maqedonasve në Shqipëri
Lista e kërkesave të BDI-së gjatë gjithë kohës derisa është në koalicion me VMRO-në nuk ka fund. As një nga këto kërkesa nuk është realizuar përveç faljes së rasteve të të akuzuarve të Gjyqit të Hagës. Këtë e bëri Gruevski, siç thotë vet, “të rimë rehat gjatë gjith mandatit”. Edhe me të vërtetë ndejtën rehat”, shkruan Hajredini.
Kolumnën e tij të plotë mund ta lexoni në këtë Link.

