Erhan ADEMI
Zëri i ndërgjegjes buron prej aty kur njeriu fillon revolucionin shpirtëror dhe synon ndryshimin e një shoqërie që të ndalojë padrejtsitë. Në Maqedoni vitet e fundit jemi përballur me një diktaturë, e cila ka kufizuar zhvillimin e një rinie të shëndoshë duke ua instaluar sistemin partiak, që do të thotë nuk je në parti nuk ke asgjë, kurse nëse je në parti ke çdo gjë! Rinia duhet të zgjohet nga ky gjumë shumëvjeçar dhe ta ngre zërin, duke i thënë stop kësaj diktature që na shpie prapa, me çka duket se jetët tona janë bërë peng me 12 orë në ditën e votimeve.
Fatin tonë dhe ardhmërinë tonë duhet ta marim mbi supet tona dhe ti dënojmë padrejtsitë. Mos ta harrojmë faktin se partia në pushtet tenton me çdo kusht të mbetet e paprekshme, por çdo fillim ka mbarimin e vet, por ajo mvaret se si do ta ecish rrugën edhe ashtu do ta kesh mbarimin, poashtu edhe partia shqiptare në pushtet frikohet prej dështimit në zgjedhjet e ardhshme sepse janë të inkrimunar skajshmërisht në kriminalitet!
Dinjiteti i shqiptarit është në pyetje, dinjiteti i nënave tona a do të lejojmë edhe njëher ta mëkëmbin nderin dhe dinjitetin tonë? Të mos harrojmë zgjedhjet po afrohen, por mos e bëni gabimin e njejtë, vota juaj do të thotë jeta juaj, jeta e fëmijëve tanë, ardhmëria jonë andaj ta ndërtojmë një ardhmëri të shëndoshë duke instaluar koncept të ri politik të lirë dhe një mendje të shëndoshë. Mjaftë i duruam me fjalë boshe, me pallavra njëherë e përgjithmonë t’i themi STOP KËSAJ DIKTATURE ANTISHQIPTARE!