Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, raportohet të jetë tepër e rënduar.
Burime nga një spital privat në Tiranë konfirmojnë se ai ndodhet prej disa ditësh i shtruar nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas informacionit zyrtar të publikuar nga stafi mjekësor, Nano ka pësuar një arrest kardiorepsirator dhe aktualisht po trajtohet në kushte të rënda.
“Pacienti vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar,” – thuhet në deklaratën e spitalit.
Lidhur me këtë situatë delikate, familjarët, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e afërt të Fatos Nanos u kanë bërë apel të gjithëve që të tregojnë mirëkuptim dhe të ruajnë qetësinë.
Ata janë të rezervuar për dalje publike dhe kanë kërkuar që në këto momente të mos bëhen spekulime apo komente të panevojshme në media.
Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ‘90, është prej kohësh larg jetës publike.
Gjendja e tij aktuale ka ngjallur shqetësim në opinionin publik, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur solidaritet dhe urime për shërim sa më të shpejtë.