Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet normalisht, pa pengesa dhe ndalesa, nëpër korsi të thata në vendet e ulëta, kurse nëpër korsi të lagështa në vendet e larta.
LAMM-ja i udhëzon shoferët që të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjetit të tyre, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Nëpër ngushtica dhe gryka mali mund të shfaqen rrokullisje gurësh.
Shpeshtësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e ulët, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti.