Është gjetur shëndosh e mirë 15-vjeçarja nga Prizreni, Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga data 31 tetor.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Po, është gjetur shëndosh dhe mirë, policia është duke trajtuar rastin në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Punë Sociale”, tha ai.
Ndryshe, familjarët e 15-vjeçares kishin raportuar se ajo kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më. /Telegrafi/



